Protesta për largimin e Ramës shtrihet në Gjermani, shqiptarët në Mynih me thirrje të forta

Gjermani

Protesta për largimin e Ramës shtrihet në Gjermani, shqiptarët në Mynih me thirrje të forta

Më: 14 qershor 2026 Në ora: 17:23
Pamje nga protesta

Qindra emigrantë shqiptarë janë mbledhur në Mynih të Gjermanisë, në mbështetje të protestës që po zhvillohet në Tiranë prej 15 ditësh, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.

Diaspora shqiptare në Gjermani ka shprehur mbështetjen për protestat përmes pankartave dhe thirrjeve simbolike, duke iu bashkuar kërkesave që po artikulohen prej më shumë se dy javësh në kryeqytet.

“Ti ndërton kulla, ne mbajmë plagë, Ti shet Shqipërinë, ne mbajmë flamurin lart
Nga Mynihu po vjen vendimi, Rama ik, Ka fol mërgimi”,
 thuhet në një nga pankartat e mbajtura nga protestuesit pranë kampusit universitar Ludwig-Maximilians- Universität.

Ashtu si në protestat në Tiranë, edhe në Gjermani nuk ka munguar thirrja simbolike e këtij tubimi “Rama jepe dorëheqjen”, si edhe “Shqipëri e re”, “Rama n’burg, Berisha n’burg.

Gjatë protestës, shqiptarët nuk kanë kursyer as ironitë dhe mesazhet politike ndaj Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në një nga pankartat e mbajtura në protestë shfaqet një foto e saj së bashku me kryeministrin Rama, e shoqëruar me mesazhin: “Ndalo së suportuari regjimin kriminal”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat