26 shqiptarë largohen vullnetarisht nga Gjermania

Gjermania

26 shqiptarë largohen vullnetarisht nga Gjermania

Nga: Fitim Dika Më: 13 korrik 2016 Në ora: 10:21
Ilustrim

Për shkak të refuzimit të kërkesës së azilit ndaj 26 shqiptarëve në Prignitz (Gjermani), këta të fundit kanë menduar të largohen vullnetarisht drejt Shqipërisë, shkruan maz-online.de. Ata shfrytëzuan rastin e autoriteteve për një vend në aeroplan, për të evituar dëbimin me forcë nga forcat blu. Lajmi është konfirmuar për median gjermane edhe nga përfaqësuesi i azilkërkuesve në Gjermani, Michael Knauf, duke shtuar se “26 personat janë shqiptarë.”

Në 29 korrik do bëhet një fluturim me charter nga Hamburgu drejt Tiranës, që do jetë i stërmbushur me azilantë të refuzuar nga Shqipëria./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat