Kufiri Gjermani/Danimarkë: Arrestohen nëntë shqiptarë nga Kosova

Gjermania

Kufiri Gjermani/Danimarkë: Arrestohen nëntë shqiptarë nga Kosova

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 9 gusht 2016 Në ora: 17:31
Ilustrim

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22.45 policia gjermane ka kontrolluar një veturë tip Citroen që vinte nga Danimarka, por me regjistrime të Suedisë, shkruan focus.de. Vetura u ndal në parkingun afër vendit të quajtur Jalmer Moor, ku kishte nëntë persona prezent, përkundër që kishte shtatë ulëse. Shoferi ishte me dokumenta romune, ndërsa bashkëudhëtarët pa dokumenta identifikimi, përcjell botasot.info.


Policia duke dyshuar për trafikim ka arrestuar gjithë personat në veturë dhe 26 vjeçari me dokumenta romune, rezultoi që ishte shqiptar nga Kosova. Ai dëshironte të sjelltë babain 30, nënën, 31 dhe gjashtë fëmijë të moshës dy deri në 13 vjet në Gjermani.

Familja kishte kërkuar azil në Suedi, Hungari, Belgjikë dhe në Gjermani. Ata ishin refuzuar dhe tani duhet të sqarohet dëbimi ose qëndrimi i tyre i mëtutjeshëm në perëndim./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat