Hanover: Dalin përpara gjyqit anëtarët e bandës më të madhe të kokainës, mes tyre dy shqiptarë

Gjermania

Hanover: Dalin përpara gjyqit anëtarët e bandës më të madhe të kokainës, mes tyre dy shqiptarë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 14 shtator 2016 Në ora: 12:25
Pamje nga Gjykimi

Ka nisur procesi kundër bandës më të rrezikshme dhe më të madhe të kokainës në regjionin e Hanoverit, shkruan bild.de. Pesë personat e akuzuar janë parë përpara gjykatës së qytetit City, ndërsa prej shkurtit 2016 katër prej tyre qëndrojnë në paraburgim. Udhëheqësi i grupit cilësohet, Caballero C. (37) nga Laatzen, i njohur ndryshe si “spanjolli”.

Ai kishte blerë drogën nga kartelat amerikano-latine dhe më pas kishte shitur marihuanën, amfetaminin dhe kokainën në Gjermani përmes dy shqiptarëve, një gjermani dhe një turku, përcjell botasot.info. Ata kishin marrë edhe një shtëpi për përpunimin e drogës në Mittelfeld, ndërsa mes zbulimeve është se kishin pranuar kokainë me peshë 100 kilogram nga Panama: vlera 5 milion euro!

Arrestimi i tyre u krye përmes dy shqiptarëve që shkuan ta marrin drogën në anijen „Sandy Rickmers“, që lundronte drejt Lituanisë. Pas inspektimeve të shumta dhe bastisjeve në rreth 20 shtëpi dhe automjete u sekuestruan 1.5 kilogram kokainë, 6.8 kilogram marihuanë, amfetaminë dhe 15.000 euro. Aktgjykimi i radhës do mbahet përsëri në 30 shtator 2016./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat