Frankfurt: Dy vëllezër shqiptarë rrahin brutalisht dy persona

Gjermania

Frankfurt: Dy vëllezër shqiptarë rrahin brutalisht dy persona

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 4 tetor 2016 Në ora: 16:01
Ilustrim

Në një lokal të rrugës Taunusstraße (Frankfurt) ka ardhur deri te një përleshje brutale mes shumë personave, shkruan extratipp.com. Policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e tërësishme të ngjarjes.

Rreth orës 19.40 disa persona alarmuan policinë dhe ambulancën. Dy persona 32 dhe 39 vjeç kishin nevojë për ndihmë mjekësore pas zënkës ku kishin mbetur të plagosur. Njëri sosh bile kishte thyer edhe dorën, përcjell botasot.info.


Sipas dëshmitarëve pas zënkës verbale dy vëllezër të dyshuar duhet ti kenë sulmuar dy viktimat me sende të forta metalike dhe shishe. Policia nuk ka mundur ti arrestojë dhe kërkon ndihmë nga dëshmitarët për arrestimin e tyre në numrin gjerman 069 75510400.

Njëri nga agresorët është mes 25 deri 30 vjeç; 1,70 metra i gjatë dhe i hollë. I dyti është mes 1,65 dhe 1.70 metra i gjatë. Të dy, sipas viktimave, janë shqiptarë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat