Të shtunën, 8 tetor, policia gjermane e Rosenheimit arrestoi një familje nga Shqipëria, e cila udhëtonte me trenin e natës, shkruan wochenblatt.de. Siç u bë me dije bëhet fjalë për dy prindër dhe vajzën e tyre dy vjeçare, të cilëve, u ishte refuzuar kërkesa e azilit, përcjell botasot.info.
Kërkesa e azilit atyre u ishte refuzuar në mars, ndërsa prej atëherë nuk ishin larguar. Gjithashtu, nëna 28 vjeçare akuzohet edhe për grabitje, ku gjobën e dëmshpërblimit nuk e kishte paguar tërësisht.
Fatmirësisht familja kishte mundësi ta paguante gjobën e mbetur të shtunën, duke evituar burgun. Në vijim pritet riatdhesimi i tyre./Bota sot