Gjermani: Përleshje për mobilin e prishur, dënohet shqiptari me gjysmë vjet burg

Gjermania

Gjermani: Përleshje për mobilin e prishur, dënohet shqiptari me gjysmë vjet burg

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 19 tetor 2016 Në ora: 18:09
ilustrim

Një 26 vjeçar shqiptar duheshte të paraqitet përpara Gjykatës Minden (Gjermani), për shkak se kishte plagosur fizikisht një bashkëkombas, shkruan tag24.de.

“Në 2009 ai kishte qenë vetë viktimë e një sulmi me thikë. Prej atëherë ndodhet në depresion. Gjendja në Gjermani nuk i është përmirësuar,” përcjell botasot.info. “Ai kishte blerë një telefon nga Tarik K., por që më pas verifikoi se telefoni ka qenë i prishur. Ata u takuan përsëri për ta kthyer telefonin në këmbim të pareve. Këtu ka ardhur deri te përleshja.”

Nuk e di si ka ardhur deri te sulmi, u përgjigj shqiptari përpara trupit gjykues. Isha i shqetësuar në ato momente.

Gjithsesi Gjykata e dënoi 26 vjeçarin shqiptar me gjysmë viti heqje lirie. Vendimi nuk është i plotëfuqishëm./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat