Gjermani: Kapet me 230 kilogram marihuanë kamioni me regjistrime shqiptare

Gjermania

Gjermani: Kapet me 230 kilogram marihuanë kamioni me regjistrime shqiptare

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 tetor 2016 Në ora: 19:40
Policia gjermane

Gjermani: Kapet me 230 kilogram marihuanë kamioni me regjistrime shqiptare

Goditje për trafikantët ndërkombëtarë, që edhe kësaj here fatkeqësisht si protagonist ka shqiptarë. Një 57 vjeçar nga Shqipëria ishte duke vozitur kamionin në lindje të Passau. Pasi policia e ndali për kontroll të imtësishëm, atij ju gjetën drogë me vlerë mbi gjysmë milion euro, shkruan nachrichten.at.

“Kamioni ishte me regjistrime të Shqipërisë, në të cilën fshiheshin 288 pako me marihuanë, secila me masë 800 gram. Pra gjithsej 230 kilogram me vlerë 570.000 euro,” përcjell botasot.info fjalët e zëdhënësit të policisë në Bavari, Josef Kerschbaumer. “Gjurmët se ku është marrë droga dhe se ku transportohej është në shqyrtim e sipër nga Prokuroria e Passau.”

Dyshimet e para tregojnë se kamioni është mbushur deng me drogë në Itali, për të shkuar drejt Hollandës përmes Austrisë dhe Gjermanisë. Shqiptari është arrestuar./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat