Der Spiegel: Gjermania duhet të ndryshojë sjelljen me punëtorët nga Kosova, kemi nevojë për ata

Gjermania

Der Spiegel: Gjermania duhet të ndryshojë sjelljen me punëtorët nga Kosova, kemi nevojë për ata

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 26 tetor 2016 Në ora: 10:12
Ilustrim

Shpesh firmat gjermane përpiqen të gjejnë punëtorë nga Ballkani, ku pavarësisht se u japin kontrata pune, këta të fundit e kanë të vështirë të fitojnë vizën, shkruan prestigjiozja gjermane Der Spiegel, duke treguar rastet ekskluzive që kanë të bëjnë me Kosovën.

Para një viti Besim Hasani bëri atë që do dëshironte më shumë shteti gjerman: Paketoi valixhet, tërhoqi kërkesën e azilit dhe shkoi sëbashku me bashkëshorten dhe fëmijën atje nga ku kishte ardhur: Kosovë.

Familja e tij duheshte të pretë muaj të tërë, plot frikë, pasi autoritetet gjermane ishin të fokusuara te puna e krizës së refugjatëve. Ai është mjek i diplomuar dhe u largua me shpresë se edhe mund të rikthehet.

Para një viti, tetor 2015, siç keni pasur mundësi të lexoni edhe në gazetën Bota sot, Gjermania ashpërsoi ligjet për njohjen e azilit, veçanërisht për vendet e Ballkanit perëndimor. Megjithatë firmat gjermane kishin akoma nevojë për punëtorët e Ballkanit perëndimorë.

Përkundër punës, jo vizë

Pas një periudhë pritjeje, 37 vjeçari nga Kosova mori kontratën e punës për të punuar si mjek në një qendër private në Munih. Pasi dërgoi kontratën e vulosur nga punëdhënësi në ambasadën gjermane në Prishtinë, kjo e fundit e refuzoi dhënien e vizës për punë. Ai nuk mund të udhëtonte drejt Gjermanisë.

Është e zakonshme të shihen rradhët e gjata përpara ambasadës gjermane në Prishtinë, për aplikim të vizëz së punës që zgjat deri në dy muaj, ndërsa më gjatë është në Serbi (2.5 muaj), Shqipëri (3 muaj) dhe Bosnjë (3.5 muaj).

Por rasti i Hasanit është edhe më i gjatë, për shkak të përpunimit dhe intervistave të ndryshme. Përndryshe mjeku nga Kosova pret nga qershori për remostracion formal.

"Ngjitemi për një mur të pjerët"

“Këto lloj konkludime janë të paqëndrueshme,” thotë Brigitte Pothmer, zëdhënëse e politikave sociale te Të Gjelbërit. Kjo duhet të bashkojë gjithë partitë gjermane që të ndryshojnë ligjet mbi fuqinë punëtore, që deri në 2030 Gjermania do ketë nevojë për 2.3 milion punëtorë të huaj. “Andaj ligjet duhet të jenë më të kapshme për tregun e punës, pasi ndryshe nuk do mund ti plotësojmë vendet e lira.”

Biznesmeni nga Niederbeyern, Christian Hofbrückl (63) thotë se “Gjermania nuk duhet të mbështetet për një mur të pjerët.” Ai udhëton vetë drejt Kosovës, pasi ka nevojë për punëtorë dhe ka krijuar programin "Senior Expert Service," që ka mbështetje edhe nga qeveria gjermane.

Ai stërvit tre të ri nga Kosova për projektet e GIZ, që më pas me dijen e tyre Knoë-Hoë të zbatojnë në Kosovë. Por detyrimi për viza dhe barrierat ligjore shpesh shqetësojnë gjermanin Hofbrückl.

Besim Hasani pret dhe mëson intenzivisht gjermanisht

Gjithsesi doli e padobishme. Atyre ju refuzua viza me pretekstin se nuk mund të bindeshin se tre shqiptarët e Kosovës do riktheheshin përsëri në vend. Vetë Hofbrückl kërkoi takim me ambasadën gjermane në Prishtinë, por nuk ka marrë termin. “Kjo është e papranueshme, që pas gjithë insistimit të GIZ, ata të mos lejohen në futen në Gjermani.”

Përkundër që ambasada shpesh jep shpjegime shtesë për refuzimin e dhënieve të vizave, ata kanë heshtur në lidhje me tre të rinjtë dhe Besim Hasanin.

Shpresa vdes e fundit. Mjeku Hasani shfrytëzon rastin e pritjes për të mësuar gjermanisht në Institutin Goethe në Prishtinë. Megjithatë punëdhënësi në Munih shqetësohen mbi kohën e pritjes. Zylfi Gashi është pronari i MediSun, që i ka ofruar punë Hasanir. Gashi është vetë nga Kosova, që kishte emigruar në Gjermani në 1994.  Ai vetë është dëshmitar mbi vlerat që disponon mjeku Hasani dhe andaj e kërkon me çdokusht.  “Sepse nuk kam parë akoma ndonjë person, që të jetë aq i ndjeshëm me pacientët.”

Gashi thotë, se ka qenë gjithmonë i kënaqur. “Nëse ka një shtet të drejtë, atëherë është Gjermania.” Ndërkohë ka filluar disi të dyshojë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat