Në Kishën Katolike Gjermane do mbahet meshë përkujtimi për Nënë Terezën

Gjermania

Në Kishën Katolike Gjermane do mbahet meshë përkujtimi për Nënë Terezën

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 29 tetor 2016 Në ora: 10:45
Nënë Tereza

Në kishën e qytetit Referinghausen, St Nikolaus, pritet të mbahet një meshë përkujtimi në nder të shenjtërimit të Nënë Terezës, shkruan derwesten.de. Ceremonia e meshës do mbahet në 6 nëntor, e dielë, nën drejtimin e priftit Dr. Achim Funder. “Është kënaqësi të mbajmë meshën “Engjëlli i Kalkutës,” për nder të Nënë Terezës,” tha ai përcjell botasot.info.

Nënë Tereza u shenjtërua në 4 shtator 2016, nga Papa Francesku, ndërsa është edhe fituese i çmimit NOBEL për paqe (1979). Ajo lindi me emrin Agensë Gonxhe Bojaxhiu, nga dy prindër shqiptarë në qendër të Shkupit (1910)./Bota Sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat