Shkolla me mësim plotësues në gjuhën shqipe dhe BKAS “Shqiponja” në Rosenheim

Gjermania

Shkolla me mësim plotësues në gjuhën shqipe dhe BKAS “Shqiponja” në Rosenheim

Nga: Mustafë Krasniqi Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 11:37
Shkolla me mësim plotësues në gjuhën shqipe dhe BKAS “Shqiponja” në Rosenheim

Gjatë një vizite në sallën e  përgatitjeve për programin e 28 nëntorit, në shkollën shqipe në Rosenheim të Gjermanisë bashkë me shoqatën BKAS “Shqiponja”, e cila është dhe menaxhuese e shkollës shqipe me mësim plotësues, kishte filluar me vullnet të madh të përgatitet për këtë festë. Gjatë kësaj vizite biseduam me kryesinë e kësaj shoqate dhe me mësuesin e shkollës shqipe me mësim plotësues, ku ndër të tjera mësuesi, Mustafë Krasniqi na tha: Krahas jetës së përditshme, mallit për atdheun, mërgimtarët sikur kanë ndryshuar qasjen e heshtjes se: mërgata nuk është e zonja të bëjë jetë kulturore dhe aq më pak të mendojë për fatin e vet. Në fakt jeta e përbashkët organizative mërgatës i mungon, sidomos ajo në jetën kulturore, e aq më keq vetëdija për shkollën shqipe me mësim plotësues po bëhet më e vështirësi të mëdha. Krejt kjo ndikon në atë se qasjet e përcaktimit të një pjese të tyre, të bashkëkombësve, janë dhe po mbeten të gabuara, që dhe shpesh të ndikuara.

Ky përcaktim i ndikuar, te një pjesë dhe ai pasiv te pjesa tjetër e bashkëkombësve tanë vije si pasojë e një mungese në jetën e përbashkët kulturore dhe traditës kombëtare-shqiptare te mërgata jonë.

Më tej shtoi Krasniqi: Për të mos rënë në heshtje dhe në harresë fati i mërgimtarit, në skenë del individualizmi si udhërrëfyes kundër kësaj dukurie të shëmtuar, që shfaqej në mesin e mërgatës, e cila nuk hetohej sa është kapur dhe sa po dhunohet padrejtësisht nga ata të cilët po ndikojnë, apo në mosnjohjen e vlerave të veta. Pra, për këtë çështje të ndjeshme përpjekjet individuale nuk kanë munguar, njëkohësisht kanë qenë dhe frytdhënëse në orientimin e mërgatës në rrugën e vlerave, traditës, kulturës mbi të gjitha të arsimit dhe mësimit të gjuhës shqipe.

Kur flasim për këto dukuri sikur në kurthin e tyre po gjendet vetë mërgata shqiptare, thjesht duke e anashkaluar vetën me një dobësi, që në heshtje ia përgatitë vetës,  pa e përcaktuar qëllimin dhe rendësin e detyrës që i takon, qoftë si individ apo si shoqëri. Pra, për këtë lehtas merr qëndrimin, duke arsyetuar vetën se: ka kush të merrej, këto nuk janë punë për mua, kemi shtetin ai duhet të kujdeset për ne, ne mjaftë kemi dhënë për shtetin, etj. Por në anën tjetër, për kulturën dhe gjuhën shqipe disave sikur iu vije turp ta thonë me krenari se janë shqiptarë, mbase edhe shkojnë tutje në injorancë se shqipja nuk i duhet fëmijës sim. Po ashtu përkundër faktit që nuk e pranojnë si shpirtërore gjuhën e tyre, shpesh dhe bëhen marimanga duke fshehur realitetin me përgojime, duke mbrojtur me fanatizëm një kulturë tjetër, të paktën jo atë ku jetojnë si mërgimtarë. Me, apo pa vetëdije u hedhin hi syve duke e injoruar gjuhën, kulturën e vet, gjithnjë duke aluduar te një pjesë e mërgatës, veçanërisht tek ajo rini që në udhëkryq kapet nga të ndikuarit pa pasur mundësi të përfaqësohejë denjësisht me kulturën e vet kombëtare, thotë Krasniqi.

Ndonëse përballë kësaj dukurie tepër shqetësuese dhe të shëmtuar, është e pranishme edhe një dukuri tjetër, që dhe duhet të troket në ndërgjegjen e çdo mërgimtari, është frika e asimilimit, e cila heshtur fare pa u diktuar po vije te fëmijët tanë. Kjo frikë e asimilimit në të ardhmen, nëse nuk bëjmë përpjekje për ta shpëtuar vetën nga kjo e keqe, do të na sjellë lajm të zi! Pra, me të gjitha këto sfida që përballet mërgimtari ynë. Sikur po lëvizin shkëndijat rrezes dhe po bëhen shpërndarëse dhe shpresuese për të ardhmen, mbase dhe do të ndërgjegjësohemi ne si mërgimtarë në vlerat tona të çmuara kombëtare në fund theksoi  z. Krasniqi.

Shpresa sikur e mund botën thotë një urti e popullit

Me këto shpresa, vite më parë, në Rosenheim me rrethinë, para dy vitesh filloi  një lëvizje e zëshme, thjesht individuale për t’u shndërruar në një shoqëri, e cila synon për t’i arritur [rte] qëllimet - për ta respektuar kulturën dhe gjuhën shqipe. Për fat të mirë krahas përpjekjeve, me sfida të mëdha, u arrit ndërgjegjësimi te një pjesë e bashkëkombësve për hapjen e shkollës shqipe me mësim plotësues në Rosenheim të Bavarisë. Po ashtu për t’i qëndruar si pararojë besnike, shkollës shqipe u themelua shoqata BKAS “Shqiponja”, e cila ditë e më tepër po e shtrinë ndikimin e saj te bashkëkombësit tanë, me arsyetim se drita e kombit është gjuha shqipe. Me këtë qëndrim dhe angazhim të sajë, BKAS “Shqiponja”, kërkon nga bashkëkombësit, pa dallim ideologjie a partie, që të jenë të bashkuar, të paktën në festat kombëtare, thotë kryesia e kësaj shoqate, BKAS “Shqiponja”.

Më tutje, sipas kryesisë së BKAS “Shqiponja”, kjo shoqatë që nga themelimi i saj e deri më tani kishte dhënë disa programe kulturo-artistike, për nder të festave kombëtare në bashkëpunim të ngushtë me mësim plotësues në gjuhën shqipe. Por, ajo që e veçon këtë shoqatë është edhe angazhimi i saj në sferën e ngritjes së kulturës dhe inspirimin e fëmijëve, nxënësve e të rriturve për zhvillimin e kulturës dhe të traditës shqiptare.

Ku në interes te fëmijët, nxënësve ka siguruar sallën për aktivitetet të lira kulturo-sportive, muzikë-vallëzim, si dhe kanë porositur veshjet kombëtare, për ata nxënës të cilët do të marrin pjesë në vallëzim, thonë Afrim Xhaferi dhe Fatmir Gashi. Ajo që ka zgjuar interesim të madh te nxënësit ishte themelimi i grupit të valltarëve, i udhëhequr nga koreografi Orhan Salihu. Ndërsa Bekim Halili, Nejat Neimi, Valdet Ymeri dhe Sokol Kosumi ishin të përkushtuar në atë se i gjithë komuniteti ynë shqiptar duhet të jetë i bashkuar, të paktën në festat kombëtare.

Festa është e të gjithë shqiptarëve, 28 nëntori, andaj është mirë që me një përkujdesje të veçantë të mos na ndajë ideologjia fetare as partiake, që për fat të keq kjo dhe po ndodhë në mesin e mërgimtarëve! Por, ne ne si mërgatë mendojmë të mos ndikohemi nga lëvizjet e njerëzve me qëllime të caktuara, të cilët përmes demagogjisë së tyre shfrytëzon mërgatën, pse jo dhe infiltrojnë elemente për të penguar parësoren, e në saje të kësaj pengese për të arritur qëllimet bëjnë ndarjen e mërgatës dhe aq më keq bëhen pengues për mësimin plotësues në gjuhën shqipe.

Koreografi, Orhan Salihu për portalin Shqiponja tha: Me dëshirën e madhe iu kam përgjigjur ftesës së shoqatës për të dhënë kontributin tim aty ku mundem, për bashkëkombësit e mi. Nga unë u kërkua që ta udhëheq grupin e valleve, pasi që e njoh këtë lëmi, meqë profesionistë nuk jam po vallen e njoh mirë dhe kam një traditë të kultivimit të saj. Më tej shtoi Salihu duke thënë: “Pa përtesë do t’i mësoj fëmijët tanë, pikërisht nxënësit të cilët e vijojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Që në fillim kam filluar me disa valle, atë të Shotës, të Pavarësisë, për përgatitjen e programit festiv të 28 nëntorit. Përshëndes BKAS “Shqiponja”, kryetarin dhe kryesinë e saj, si dhe mësuesin, i cili pa kontributin e tij nuk do të mundnim t’i realizojmë objektivat tona festive”.

Refki Tafaj, njëri nga anëtarët e shoqatës theksoi se: “Jam i nderuar të jem pjesë e organizimit, po njëkohësisht vlerësoj punën e mësuesit dhe të gjithë atyre, që angazhohen për t’i quar tutje vlerat tona kombëtare. Ndërsa ajo që është primare për fëmijët tanë dhe që është e padiskutueshme është shkolla shqipe me mësim plotësues, duke iu falënderuar disa aktivistëve të palodhshëm, shkolla shqipe jo vetëm që funksionon, por nxënësit e saj, me njohuritë e tyre njëvjeçare, po arrijnë bukur me shqiptimin e fjalisë, ta vënë në skenë përgatitjen e mësuesit, përmes recitaleve dhe poezive që ua ka përgatitur mësuesi programin e 28 nëntorit. Kjo, jo që është një arritje e madhe, e krenari për prindërit, por është edhe një madhështi për atdheun, e dorën në zemër kjo është edhe vlera e mësuesit që duhet çmuar për punën dhe vullnetin e tij.

Ne si shoqatë shfrytëzojmë rastin te të gjithë bashkëkombësit ta përçojmë porosinë dhe të ndërgjegjësohemi, që së bashku të jenë të pranishëm në të gjitha festat kombëtare të bashkuar, njëkohësisht edhe të mos hezitojnë t’i sjellin fëmijët në mësimin plotësues”, thotë Shukri Selmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat