Prokuroria e Eisenhüttenstadt, ka dënuar një shqiptar që jetonte prej marsit të këtij viti në kampin e refugjatëve me 18 muaj burg. 34 vjeçari u shpall i fajshëm për gjashtë grabitje, ndërsa dyshohet edhe për dy grabitje tjera, shkruan moz.de, përcjell Bota sot.
Shqiptari kishte tentuar në 2015 të shkojë ilegalisht në Angli nga Hollanda, që më pas ishte dëbuar drejt Gjermanisë. Ai dyshohet edhe për vepra tjera penale si trafikim të lëndëve narkotike, por fjalën e fundit të dënimit do e thotë Gjykata e Schöffen./Bota sot