Manifestim jubilar me rastin e 10 vjetorin të themelimit të LSHAKSH-në Gjermani

Gjermania

Manifestim jubilar me rastin e 10 vjetorin të themelimit të LSHAKSH-në Gjermani

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 19:28
ilustrim

Ju  ftojmë me datën 19.11.2016, nga ora 14 në “ HAUS ENNEPETAL”  Gasstr. 10, 58256  ENNEPETAL

Lidhja jonë po bën dhjetë vite veprimtari kulturore kombëtare ne Gjermani duke përfshirë te gjitha gjinitë e veprimtarisë artistike.

Me kënaqësinë më te madhe ju ftojmë qe të kremtojmë se bashku këtë jubile.

Do të kemi program muzikor dhe artistik. Këndon për ju: Këngëtarja: Arjana Leti

Programin tonë jubilar do ta përcjellim edhe një program i shkurtër letrar dhe  me një Konkurs letrar, ku do te shpërblehen disa poezi me një çmim jubilar nga Lidhja jonë.Per ta plotësuar ambientin tuaj do të kemi edhe një ekspozitë të vogël nga Piktorja dhe poetja Valdete Berisha.

Përveç nxënsëve te paraleleve shqipe te Hagenit, në këtë manifestim do marrin pjesë edhe grupi i valleve “Dallendyshët”nga Neuss-i.  Përzemërsisht ju dëshiroj mirëseardhje në këtë manifestimi jubilar.

Me respekt në emër të anëtarësisë se LSHAKSH

 Pal Sokoli (Kryetar).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat