Mërgata letrare shqiptare - kudo që është po frymon shqip ...

Gjermania

Mërgata letrare shqiptare - kudo që është po frymon shqip ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 09:48
Nje foto nga Takimi Tradicional “Nëntori Poetik 2o16” në Munih të Gjermanise

Takimi Tradicional - ku ishin të pranishëm shkrimtar, poet, intelektual dhe qytetare të tjera që jetojnë dhe punojnë në Gjermani, në qytetin e Munih  u rubuan për të deklamua vargoren  poetik të penës dhe zërit të krijues letrar të mërgimtareve shqiptarë. Një takim i tillë i përzemërt dhe mirë i organizuar nga Lidhje e Krijuesve Shqiptar të Mërgatës në Gjermani kishte një efekt pozitiv

Në qytetin Munih të Gjermanisë  në kuadër të Festave të Nëntorit - Ditës së  Flamurit dhe të  Pavarësisë  të shtetit shqiptar,  Ditëlindjes të Alfabetit, ditëlindje heroi dhe ditëlindje e Lidhjes të Krijuesve Shqiptarë në Mërgatës shqiptare në Gjermani,  me sukses  Asociacion i bashkuar i asociacioneve të komunitetit arëbërës-krijues në Gjermani  u  mbajt ky  Takim Tradicional  Letrar "Nëntori Poetik 2016"- ku ishin të pranishëm shkrimtar, poet, intelektual dhe qytetare të tjera që jetojnë dhe punojnë në Gjermani dhe vende të tjera.ku jehoi deklamimi  vargor poetik të penës dhe zërit të krijuesve letrar mërgimtar. Ishte një ditë vjeshte, kryesisht pa reshje atmosferike, por me reshtje tjera njerëzore.

Image

Një takim i përzemërt dhe mirë i organizuar nga Lidhje e Krijuesve Shqiptar në  qytetin Munih të Gjermanisë, ku duhet lavdëruar angazhimin  konkret nga Sekretari i Përgjithshëm i Lidhje të Krijuesve shqiptarë, poeti Fran Tanushi  bashkë koordinim me Shoqatën Kulturore "Shqiptaro-Bavareze" dhe grupin nismëtar të themelimit të Klubit Letrar "Martin Camaj" në Mynih  me sukses  u realizua ky takim edhe formalisht. Takim Tradicional “Nëntori Poetik 2016” tashmë edhe realisht dhe formalisht u themelua si klub ku u zgjodh trupa udhëheqëse: kryesia e gjerë si dhe ajo e ngushtë me në krye me  Fadil Lumin. Sylë Bajrami dhe Fran Tanushi dhe të tjerë. Ky takim tashmë tradicional, me orën letrare dhe me karakter garues, me ndarje shpërblimesh dhe me promovim librash nga krijuesit mërgimtar, Kësaj radhe i dedikohej nderimit.

Hapjen dhe  mbylljen e këtij Takimi Tradicional  e bëri Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Shkrimtarëve në Mërgatë, poeti Fran Tanushi cili i  përshëndeti pranishmit me një fjalim të shkurtër rasti. Në ketë Takim Tradicional Hasan Qyqalla – kryetar i shoqatës së shkrimtareve ne Gjermani pasi i përshëndeti të pranishmit kryesisht në fjalën e tij të shkurtër u ndal në  përkushtimet, synimet dhe traditën shqiptare kudo që janë të cilat me një përkushtim të madh po kultivohen edhe  ne diasporë nga ana shoqatës të shkrimtarëve në Gjermani dhe në diasporë!  Ky takim letrar iu kushtua kolosit të artit pamor, akademik Gjelosh Gjokaj i cili me nuk është në mesin tonë.       

Image     

Pas përfundimit të këtij takim të pranishmit me një përshëndetje vëllazërore e  morëm rrugën e rrugëtimin dhe kthimit nëpër foletë tyre të mërgimtare!

Ketë Takim Tradicional me nga një fjalë përshëndetëse  të pranishmit i nderuan edhe Ministri i Diasporës dhe Mërgatës të Kosovës,  Valon Murati dhe konsulli i Republikës së Shqipërisë, z. Arten Hanku. Pas pjesës së parë të këtij takim u kalua në pjesë e dytë të takimit - ku u mbajte  ora letrare  me karakter garues. Me leximin e poezive fituese me çmimin "Pena e Artë të Martin Camaj", dedikuar binomit artistik Camaj-Gjokaj nga Mentor Thaqi, duke vazhduar me deklamim vargjesh nga poetët tjerë pjesëmarrës. Juria edhe pse jo aq lehtësisht nga shkaku i sasisë dhe cilësisë të poezive i ndau këto shpërblime: Brahim Avdyli, Fakete Rexha, Milazim Kajtazi,  Sylë Bajrami dhe Anton Marku. Një freskim të bukur për të pranishmit e bëri grupi i folklorit i Bahri Shytit me këngë të mrekullueshme, për të vazhduar me promovim  e dy libra nga Besim Xhelili në referim të Anton Markut, Antologjia "Vargje për Nënën" në referim të Fran Tanushit, dhe nga Bahri Shyti "Kosovë ty të përkulem", në referim nga Lumni Nimani!  

Një koktej i mbrëmjes ku për të pranishmit u u ofruan pije freskuese, verë e raki dolli dhe shkëmbime mendimesh. Ishte po ashtu një pjesë e bukur e mbrëmjes që  mërgimtarët në Munih  mbajtën edhe takimin e tyre në themelim të Shkollës shqipe me mësim plotësues në gjuhën shqipe e që pas përfundimit, të gjithë bashkë me përshëndetje vëllazërore e  morëm rrugën e rrugëtimin e kthimit nëpër foletë tona mërgimtare! Vërtetë ky Takim Tradicional ishte një ngjarje e bukur dhe e mirëseardhur në mbajtjen e frymëzimit  shqip kudo që jemi ne shqiptarët! ...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat