Angela Merkel nuk fiton azilin në Gjermani

Gjermania

Angela Merkel nuk fiton azilin në Gjermani

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 24 nëntor 2016 Në ora: 17:20
Angela Merkel Alhamza

Familja Alhamza, e cila, u largua nga terroristët e ISIS nga Siria, arriti në dimrin e kaluar në Duisburg. Në 27 dhjetor në jetë erdhi bija e tyre që për nder të kancelares gjermane e emërtuan Angela Merkel - “ne duam ta falenderojmë atë (kancelaren Angela Merkel), që na mundësoi strehimin,” tha babai Mamon, atëkohë për mediat gjermane, shkruan botasot.info. “Gjermania është si një nënë për ne.”

Prej atëherë ata jetojnë në afërsi të Mönchengladbach, ndërsa letra e sjellur së fundi në adresën e tyre përmban lajme jo edhe aq të gëzueshme. Atyre u është refuzuar kërkesa e azilit, por u është dhënë e drejta për të qëndruar në Gjermani.

Kjo tregon se familja Alhamza nuk mund të sjellë familjarët e saj në Gjermani, megjithatë ka marrë një “mbështetje”, për të jetuar edhe një vit tjetër në Gjermani. Ky shtim mund të bëhet maksimalisht edhe një vit, ndërsa vendimi mund të ndryshojë nëse familja mëson rrjedhshëm gjermanishten. Në fakt nga 250'008 azilëkrkues nga Siria, vitin e kaluar të drejtën e plotë të azilit e fituan 577 persona, ndërsa 150.276 janë njohur si refugjatë duke ju mundësuar që të jetojnë tre vite në Gjermani. 93.925 persona kanë marrë “mbështetje subsidiare,” si familja Alhamza./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat