Gjermani qëlloi për vdekje shqiptarin, lirohet nga akuza pasi qëlloi për 'vetëmbrojtje'

Gjermania

Gjermani qëlloi për vdekje shqiptarin, lirohet nga akuza pasi qëlloi për 'vetëmbrojtje'

Nga: Fitim Dika Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 12:34
ilustrim

Në fund të prillit 2016 është qëlluar për vdekje një refugjat shqiptar (18), i cili, sipas gjitha gjasave ishte duke grabitur në një pronë private. Ai u qëllua nga pronari (63), i cili, përkundër që e ka qëlluar në pronën e tij, është marrë në pyetje nga Prokuroria.

Shqiptari sapo kishte festuar 18 vjetorin e tij, por rrugën që kishte zgjedhur ishte e rrezikshme: grabitjen. Më e rrezikshme bëhej, pasi ishte futur në shtëpinë e një gjahtari, që në “vetëmbrojtje” kishte qëlluar atë për vdekje, shkruan tag24.de.

“Pasi e paralajmërova grabitësin, ky i fundit më kërcënoi me thikë. Në këto momente paniku e qëllova për vdekje në kokë,” tha 63 vjeçari. I moshuari gjerman është liruar nga akuza e Prokurorisë për shkak se ka qëlluar në “vetëmbrojtje”.

Në grabitjen e fundprillit, përveç viktimës kishte edhe një person tjetër, që ka humbur gjurmët për policinë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat