Gjermani: Kapet në flagrancë grabitësi shqiptar, humb gjurmët shoku i tij

Gjermania

Gjermani: Kapet në flagrancë grabitësi shqiptar, humb gjurmët shoku i tij

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 6 janar 2017 Në ora: 13:41
Ilustrim

Voerde, 6 janar - Të mërkurën në mbrëmje disa fqinj panë një dyshe të dyshimtë, që sapo dilnin nga një shtëpi aty-pranë, shkruan rp-online.de. Dëshmitarja 37 vjeçare alarmoi policinë në ora 17.33 në rrugën Bahnhofstraße pasi dyshja u zhduk në gardhin e shtëpisë.

Policia filloi kontrollin e përgjithshëm nga rruga Bahnhofstraße në drejtim të Grutkamp, ku arritën të kapin 22 vjeçarin shqiptar. Personi i dytë mbeti i pagjetur, përkundër kontrolleve të shumta. Gjurmët e tij u humbën në rrugën Steinstraße. 22 vjeçarit i është shqiptuar masa e arrestit me burg, ndërsa policia gjermane kërkon ndihmë për gjetjen e shokut të tij në numrin e telefonit 02064 6220./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat