Policia gjermane vëzhgoi disa orë veturën e shqiptarëve, derisa i kapi në flagrancë

Gjermania

Policia gjermane vëzhgoi disa orë veturën e shqiptarëve, derisa i kapi në flagrancë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 9 janar 2017 Në ora: 14:26
Ilustrim

Të enjten policia civile ishte në akcion për të mbrojtur qytetin gjerman Heiden nga grabitësit. Rreth orës 18.10 policia ngriti dyshime për një Mercedes të zi  E-Klasse, me targa të Dortmundit, që qëndronte në rrugen Velener pranë shkollës fillore, shkruan focus.de. Në vendin e shoferit ishte ulur një 43 vjeçar nga Dortmundi, por me origjinë nga Kosova.

43 vjeçari më pas voziti me veturën e tij në drejtim Ortsmitte, ku priti të hipnin dy persona që po dilnin të maskuar nga furra e bukës. Në të njëjtën kohë një dëshmitar alarmon policinë për grabitje në një shtëpi private në rrugën Parkstraße. Atëherë policia ndali për kontroll 43 vjeçarin, ku zbuloi dy shokët e tij që sapo u futën në veturë. Bëheshte fjalë për një 27 dhe 20 vjeç, poashtu nga Kosova dhe pa leje qëndrimi në Gjermani.

Për shkak edhe të dokumentave të falsifikuara që kishin me vete 20 dhe 27 vjeçari u dërguan në paraburgim, ndërsa për mungesë të provave 43 vjeçari është lënë i lirë./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat