Gjermani/ Shqiptari bie pre e vjedhjes, i marrin 7500 euro dhe pasaportën

Gjermania

Gjermani/ Shqiptari bie pre e vjedhjes, i marrin 7500 euro dhe pasaportën

Më: 12 janar 2017 Në ora: 22:28
ilustrim

Një turist shqiptar ka rënë pre e vjedhjes teksa darkonte në një restorant në Frankfurt të Gjermanisë së bashku me të shoqen e tij.

Mediat gjermane, shkrujnë se shqiptari kishte paratë në një çantë të vogël të cilën e kishte varur prapa karriges ku po qëndronte në restorant. Aty kishte 7.500 euro dhe pasaportat. Mirëpo, kur është çuar për t’u larguar, ka vënë re se çanta nuk ishte më aty. 

Policia po mbikëqyr kamerat e sigurisë së restorantit. Dyshohet se vjedhjen e kanë bërë dy persona që kanë kaluar dy herë pranë tij./albeu

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat