Ky qytet gjerman furnizohej me drogë nga Prishtina, dalin përpara gjykatës pesë të dyshuarit

Gjermania

Ky qytet gjerman furnizohej me drogë nga Prishtina, dalin përpara gjykatës pesë të dyshuarit

Më: 14 janar 2017 Në ora: 11:28
ilustrim

Një grusht i fortë ndaj trafikantëve të drogës është shënuar nga policia e Magdeburger. Sipas policisë droga kishte origjinën nga Kosova, shkruan volksstimme.de.

Të premten startoi seanca në Gjykatën e Magdeburger, ku të ulur si akuzues ishin: dy shtetas të Maqedonisë, dy shqiptarë të Kosovës dhe një bullgar. Hetimet ndiqen nga dhjetëra juristë, pasi ata akuzohen si trafikantët më të njohur të rrethit Magdeburg, përcjell botasot.info.

33 vjeçari nën dyshim

Policia ndjek trafikantët prej mesit 2016. Fillimisht ajo ka arrestuar një anëtar të grupit rock “Bandidos”, i cili me vete kishte 1.5 kilogram marihuanë. Pas sekuestrimit u vërtetua përmes gjurmëve të ADN se ajo ishte blerë nga shtetasi i Maqedonisë Mersud B. (33).

Ai kishte shitur drogën sëbashku me shokët e tij përmes dy veturave Fiat Multipla, gjithashtu të sekuestruara nga policia. Prokuroria dyshon se pesëshja drogën e ka marrë nga Prishtina, përmes klaneve të ndryshme ballkanike, ku edhe kushtet klimaterike janë mjaft të favorshme për kultivimin e marihuanës.

Droga që u është gjetur atyre kap shifrën e 600.000 eurovë ose rreth 60 kilogram marihuanë. Një i akuzuar tjetër, Ahmed G. nuk pranoi akuzat përpara trupës gjykuese, kur tha “nuk ia kam idenë se për çfarë bëhet fjalë”. Ata rrezikon të dënohet nga dy deri në 15 vjet heqje lirie. Seanca e dytë do mbahet në fund të shkurtit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat