20 gjermanë grabisin dhunshëm tre shokët - një grek, një iraken dhe një shqiptar nga Kosova

Gjermania

20 gjermanë grabisin dhunshëm tre shokët - një grek, një iraken dhe një shqiptar nga Kosova

Nga: Fitim Dika Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 11:28
ilustrim

Të premten, 20 janar, tre të rinj janë sulmuar nga një grup prej 20 personash të cilët me vete kishin një thikë dhe një zinxhir biçiklete, shkruan muenchen.tv.  Sulmuesit me kërcënim ua grabitën celularët dhe paratë kesh. Deri më tani policia ka arrestuar katër persona që dyshohen për grabitjen e 20 janarit.

Ngjarja ka ndodhur në Isar, afër urës Thalkirchner Brücke, ku 20 personat sulmuan tre viktimat që ishin një shqiptar nga Kosova, një grek dhe një iraken.

Pas rreth një jave janë arrestuar katër persona të dyshuar nga Prokuroria si agresorët e asaj dite. Ata janë arrestuar në  München, Geltendorf dhe Olching  dhe janë të moshave mes 16 dhe 20 vjeç. Hetimet vijojnë akoma./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat