Në Gjermani sonte shfaqen dokumentare për shtetet e ish Jugosllavisë: Kush janë fajtorë për dështimet e Ballkanit?

Gjermania

Në Gjermani sonte shfaqen dokumentare për shtetet e ish Jugosllavisë: Kush janë fajtorë për dështimet e Ballkanit?

Nga: Fitim Dika Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 18:07
Foto e njësisë së Jugosllavisë që nuk i keni parë më parë.

Përpara një çerekshekulli bota dhe Europa shikonin intensivisht mbi Ballkanin ashtu siç shohin sot për ti zgjedhur problemet konfliktuale mbi Lindjen e Mesme. Nga mësymja serbe mbi Vukovarin 1991 deri te konflikti i Maqedonisë (2001) sundonin luftërave dhe “pastrime etnike”. Memoriet e Bill Clintons, Madeleine Albrights dhe ndërmjetësuesve tjerë janë të një mendimi: Çfarë sot ndodh në Lindjen e Mesme, dje ndodhte në Ballkan, shkruan fillimisht Frankfurter Allgeimeine Zeitung.

Këtë të martë në “Arte” do ketë një temë mbi Ballkanin, historinë e Jugosllavisë, dështimi i krijimit të shtetit multi-etnik si pjesë e dikurshme e perandorive habsburge dhe osmane. Titulli i dokumentarit do jetë „Illusion Jugoslawien“ (Iluzioni Jugosllav) fillon me krijimin e SKS në 1918, vrasjen e kroatit Stjepan Radi? 1928, nga një deputet malazes në parlamentin e Beogradit duke filluar një klimë urrejtjeje mes kroatëve dhe serbëve.

Vrasja e mbretit jugosllav, Aleksandër 1934 në Marseille ishte shumë më parë se Kennedy ngjarje e ndodhur përpara kamerave. Vrasësi: një terrorist maqedonas, i motivuar nga fashistët kroatë që krijuan Kroacinë e madhe me ndihmën gjermano-italiano-hungarezo-bullgaro gjatë mësymjes së Jugosllavisë në 1941. Serbët atëkohë mbanin shkronjën “P” për “pravoslavni” (ortodoks) dhe degdiseshin ose vriteshin. Menjëherë më pas në sfond del lideri i ardhshëm komunist Josip Broz Tito, i cili në 25 maj 1944 i mbijetoi një sulmi gjerman në Bosnjë. Gjatë jetës së tij të mbetur kjo datë llogaritet si datëlindja e tij.

Edhe në Jugosllavinë e Tito sundoi dhuna, ku në ishullin Goli Otok u burgosën mijëra persona, ndërsa vetë në rezidencën presidenciale Brioni mes palmave dhe kopshtit privat zoologjik festonte gëzueshëm me artistë si  Richard Burton, Elizabeth Taylor dhe Sophia Loren. Jugosllavia nuk ishte një shtet socialist siç nënkuptohej në Europë, por një art abstrakt ku lejohej muzika rock dhe literatura botërore - bile edhe subvencionoheshin. Plus kësaj kishte kufi të hapur - kush dëshiron mund të largohet.

Por diktatorët rrallë lanë pasardhës të suksesshëm. Kur vdiq Tito shteti kishte 20 miliardë dollarë borxhe dhe gjatë 1990 vendi arriti inflacion rekord prej 2600 përqind. Kriza ekonomike stimuloi nacionalizmin, pavarësisht se disa diplomatë dhe gazetarë perëndimorë në vitet 80-të e paraqiten Slobodan Miloshevicin si Gorbaçovi jugosllav. Megjithatë Miloshevic tentoi me Kongresin e 14 të uzurpojë Kroacinë dhe Slloveninë duke shkaktuar luftërat e përgjithshme. Dokumentari film përmbyllet me një humor. Me dyshime serbët, kroatët dhe boshnjakët bëjnë thirrje mbi varrin e Tito: “Tito, kthehu sërish!” Nga varri vjen përgjigja: “Nuk jam budalla!”

Ndërsa në pjesën e tretë, gazetarët Rüdiger Rossig dhe Zoran Solomun do shfaqin  dokumentarin “Bosnja dhe Kosova, protektoratet e harruara të Europës”: Çfarë ndodh në rajonet e qeta të ish luftës?

Pas Luftës 1999 në Kosovë u pozicionuan 50.000 ushtarë të KFOR dhe BE ka shpenzuar rreth 3.5 miliardë euro ndihma, 20 herë më shumë për kokë banori sesa në vendet tjera në zhvillim e sipër. Në Bosnjë ngjashëm janë shpenzuar shtatë miliardë euro, por pse përsëri Bosnja dhe Kosova janë ndër vendet më të varfra të Europës?

Përgjigja e parë është korrupcioni dhe jepet grafiti i famshëm: “Unë votoj, ti voton, ai/ajo votojnë, ne votojmë, ju votoni - ata përfitojnë.” Këtu nënkuptohet se ndihmuesit ndihmojnë në rrallë të parë vetëveten. EULEX që ka numrin më të madh të punëtorëve europianë jashtë Brukselit, me buxhet prej më shumë se qindra mijëra euro dhe me mbi 2000 punonjës, deri tash kanë injoruar raste e rënda procedurale mbi korrupcionin. “Korrupcioni nuk luftohet kur ndërrohet dy-tre përfaqësues,” thotë gazetarja investigative Arbana Xhara. “Ti nuk mund të bëhesh milioner me rrogën e deputetit të Kosovës.”

Më pas jepet deklarata e Albin Kurtit.

“Kur erdhi komuniteti ndërkombëtar në Kosovë ata na premtuan zhvillim ekonomik, por ajo çfarë përfituam është një zhvillim pa ekonomi,” thotë ish lideri i VETËVENDOSJES. Ngjashëm në Bosnjë pas ndërhyrjes së komunitetit ndërkombëtar kishte një privatizim turbo.

Ballkani është (gjithashtu) edhe vetë fajtor për mizerjen në të cilën ndodhet. Pyetja është, se çfarë do ndryshonte te këta vende një anëtarësim në BE,  përmbyllet dokumentari me mjaft material për të mësuar./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat