Në vitin 2016 në vendet e Bashkimit Europian kanë kërkuar 1.2 milion persona azil - një shifër e afërt me rekordin e vitit të kaluar. Lajmi është publikuar nga Eurostat, të enjten, shkruan botasot.info. Sa u takon nacionaliteteve, azilkërkuesit më të shpeshtë kanë qenë sirianët (334.800 persona), afganët (183.000) dhe irakenët (127.000).
Gjermania ka mbetur vendi me i preferuar nga azilkërkuesit - gjithsej 722.300 ose rreth 60 përqind e strehimit të tyre janë raportuar në vendin gjerman. Më pas vijnë Italia (121.200), Franca (76.000) dhe Greqia (49.900). Për kokë banori përsëri vendin e parë e zë Gjermania - një azilkërkues për 8.789 persona, ndjekur nga Greqia (4.625), Austria (4.587), Malta (3.989) dhe Luksemburgu (3.582).
Luksemburgu vjet ka pranuar vetëm 0,2 përqind të gjithë azilkërkuesve në BE, ku një e pesta e tyre janë shqiptarë (Shqipëria 11 përqind dhe Kosova 9 përqind), ndjekur nga sirianët 16 përqind./Bota sot