Vetëvendosje zgjedh strukturat e reja në Gjermani

Gjermania

Vetëvendosje zgjedh strukturat e reja në Gjermani

Më: 3 prill 2017 Në ora: 11:09
Vetëvendosje, Gjermani

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani dje u takua në mbledhjen e parë të saj konstituive, në kuadër të zgjedhjeve të brendshme.

Në rendin e ditës ishte publikimi i rezultatit të zgjedhjes së kryetarit dhe zgjedhja e Kryesisë së Lëvizjes në këtë qendër. Prezente nga Kosova ishte deputetja Aida Dërguti, e cila iu drejtua me disa fjalë të pranishmëve. Ajo veçoi rëndësinë e angazhimit të mërgatës për zhvillimin e shtetit të Kosovës, qoftë në forcimin e vëtëdijësimit për temat socio-politike që mbizotërojnë, por edhe për pjesëmarrjen në zgjedhje.

“Pas kësaj u prezantua rezultati i zgjedhjes së Salih Abazit me shumicë votash si Kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjermani. Salih Abazi ka studiuar histori dhe gjeografi, dhe tani është drejtues i suksesshem në fushën e gastronomisë”, bën të ditur kjo lëvizje.

Në fjalimin e tij inaugurues, Salih Abazi paraqiti qëllimet dhe prioritetet e tij gjatë mandatit të ardhshëm.

Ai tha se Vetëvendosje në Gjermani duhet të vazhdoi zgjerimin e saj me ritëm edhe më të lartë dhe theksoi se Lëvizja do të përqendrohet në stimulimin e mërgatës shqiptare që ajo të përdorë të drejtën e saj të votës si në Gjermani, po ashtu edhe në Kosovë, si dhe për zhvillimin e bashkëpunimit me partitë gjermane, e në veçanti me Partinë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).

Tutje, Këshilli i Qendrës zgjodhi edhe kryesinë e re. Bersant Deva u zgjodh Nënkryetar i parë, Sabile Aliu-Sahiti Nënkryetare e dytë, Fëllanza Podrimja u zgjodh Sekretare Organizative dhe Safet Islami si Koordinator i Nënkomiteteve. Bekim Barileva do t’i drejtojë mbledhjet e Këshillit të Qendrës, kurse zëvendësi i tij u zgjodh Besart Simnica. Si dhe, anëtarë të tjerë të Kryesisë u votuan Hazir Sopi, Bajram Rudari dhe Osman Maliqi. Dhe në fund, delegatë për Këshilliin e Përgjithshëm u zgjodhën Kujtim Robelli, Sabile Aliu-Sahiti dhe Bajram Rudari.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat