Autoritetet ia hudhin dokumentat në koshin e plehrave familjes Krasniqi, qyteti gjerman kërkon kujdes në të ardhmen

Gjermania

Autoritetet ia hudhin dokumentat në koshin e plehrave familjes Krasniqi, qyteti gjerman kërkon kujdes në të ardhmen

Nga: Fitim Dika Më: 22 prill 2017 Në ora: 23:55
ilustrim

Gjermanja Kelm ka gjetur dokumenta të rëndësishme në koshin e mbeturinave në Grevenbroich, shkruan rp-online.de.

Qytetarja gjermane Michaela Kelm nuk e kishte pritur mirë vendimin më të ri të këshilltarit komunal Claus Ropertz për dëbimin e familjes Krasniqi. Pak pasi familja duheshte të lëshojë Gjermaninë, janë gjetur disa dokumenta në koshin e mbeturinave pranë kampit të refugjatëve në Gustorf. Ropertz kishte thënë se qyteti nuk është fajtor sepse familja kishte pasur mjaftueshëm kohë për t’i paketuar sendet e veta. Ndërsa asaj i ishte thënë se me vete duhej të merrte edhe dokumentet e nevojshme. Bashkëpunëtorët komunalë i kishin hedhur në mbeturina dokumentet e familjes, pasi të afërmit e familjes i kishin rishikuar të gjitha, përcjell botasot.info.

Veçanërisht shprehjet e fundit të autoriteteve e kishin irrituar zonjën Kelm, bija e së cilës ka krijuar miqësi me djemtë e familjes Krasniqi. „Në 1 prill, unë i shkruajta një letër kryebashkiakut Klaus Krützen“, thotë ajo. Me këtë rast, ajo ka pasqyruar rrjedhën e dëbimit të familjes Krasniqi, duke cekur se dokumentet e tyre janë gjetur në kontejner për mbeturina, në mesin e të cilave edhe certifikata të lindjes, certifikata e martesës së prindërve si dhe disa dëftesa të tjera. Në koshin e mbeturinave është gjetur edhe fotografia e myshkur e vajzave të familjes. „Përse gjësende të tilla nuk dërgohen menjëherë në deponi?“, parashtron pyetjen ajo, duke bërë me dije se me këtë rast duhet të mbrohen të dhënat personale. Vajza e saj, Gina do të udhëtojë për në Kosovë, për t`ia dorëzuar familjes dokumentet e rëndësishme.

Përmes redaksisë së gazetës në fjalë, ajo thekson se nuk e ka ndërmend të zhvillojë „luftë të vogël“ me komunën, por parashtron pyetjen nëse Ropertz është informuar nga kryebashkiaku për letrën e saj. Para së gjithash, ajo nuk dëshiron që edhe një herë të ndodhë një gjë e tillë. Gjërat personale të të dëbuarve duhet të hidhen në deponi në mënyrë që askush të mos ketë qasje në të dhënat e tyre.

Komuna pranon pjesërisht fajin

Zëdhënësja e komunës Ines Hammelstein ka theksuar se qyteti në të ardhmen duhet të veprojë më me maturi dhe kujdes, që të mos përsëriten raste të tilla. “Punëtorët duhet të mbajnë hapur një sy, që mes sendeve të gjuajtura të mos ketë dokumenta të rëndësishme,” tha ajo rreth akcioneve të pastrimit. Megjithatë ajo shtoi: " Po t`i kishin parë se bëhet fjalë për dokumente origjinale, ne do t`ua kishim dërguar vetë në Kosovë familjes Krasniqi.”

Në lidhje me zonjën Kelm, zëdhënësja thotë se ajo së shpejti do marrë një përgjigje me shkrim përmes zarfit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat