Qëlluan për vdekje babain përpara syve të vajzës, policia gjermane dhe holandeze kapin dy të dyshuarit

Gjermania

Qëlluan për vdekje babain përpara syve të vajzës, policia gjermane dhe holandeze kapin dy të dyshuarit

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 26 prill 2017 Në ora: 19:35
Ilustrim

Në fillim të janarit në qytetin sakson Visselhövede ndodhi një ngjarje tragjike me pasojë vdekjen e një personi: Dy burra me motor qëlluan me armë zjarri një shqiptar përpara syve të vajzës së tij. Policia dyshon për gjakmarrje, ndërsa tashmë është arrestuar i dyshuari kryesor, shkruan n-tv.de.

Rreth tre muaj e gjysmë pas vrasjes profesionale të 46 vjeçarit refugjat nga Shqipëria, hetimet kanë rezultuar të suksesshme pasi është arrestuar i dyshuari kryesor. Sipas Prokurorisë arrestimi ka ndodhur të martën në Seelze në Hannover. Bëhet fjalë për një 22 vjeçari, përcjell botasot.info.

Ngjarja që tronditi qytetin gjerman

Viktima, mësohet se kohë më parë kishte punuar si roje në një diskotekë dhe kishte rrahur fatalisht një të ri, për të cilin u dënua edhe me 1 vit burg. Kjo ngjarje, sipas mediave gjermane ka ndodhur ne Shqiperi, ku punonte edhe viktima. Ai pati rrahur nje te ri, i cili me pas gjeti vdekjen. Pasi u lirua nga burgu, shqiptari emigroi me gjithë familjen në Gjermani, ku arriti të merrte edhe statusin e azilantit, pasi në Shqiperi i rrezikohej jeta. Ndaj, Policia gjermane po heton në pistën e hakmarrjes. Dyshimet jane se autoret te jenë porositur nga Shqipëria. Ndërkohë, vajza e tij e mitur është në gjendje shoku, pasi ka parë të gjithë skenën. Vrasja kishte ndodhur në kohën kur oborri i shkollës ishte plot nxënës të cilët kanë parë ngjarjen.

Policia gjermane në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur gjithashtu një kilogram marihuanë dhe 30 gram kokainë, duke shtuar një pistë tjetër hetimi se vrasja mund të ketë ndodhur për allishverishë me drogë. Bastisje gjatë këtyre ditëve për këtë ngjarje ka pasur në Hannover, Dortmund dhe Leipzig, ndërsa gjithashtu edhe në Tiranë dhe pjesën veriore të Shqipërisë. Nga bastisjet paralele në Amsterdam është arrestuar një person tjetër i dyshuar për ngjarjen.

Në Shqipëri përkundër ndalimit me ligj, gjakmarrja është një fenomen që akoma zbatohet, shkruan në fund media gjermane./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat