Manifestimi Letrar - Azem Shkreli

Gjermania

Manifestimi Letrar - Azem Shkreli

Nga: Pal Sokoli Më: 2 qershor 2017 Në ora: 06:07
Manifestimi në Gjermani

Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani sipas paralajmërimit mbajti Manifestimin letrar tradicional për Shkrimtarin Azem Shkreli dhe shpalli edhe fituesit e Konkursit letrar për mërgatë „ Çmimi letrar Azem Shkreli“. Hapjes se këtij manifestimi i parapriu grupi i valleve të Shkollës shqipe nga qyteti i Dortmundit ne drejtim të mësuesit të zellshëm Kemal Qollaku. Në sfond dëgjohej kënga „Kënga e turpit“ me tekst të Azem Shkrelit e kënduar nga Aurela Gaqe.

Moderator-ja e këtij manifestimi znj. Pranvera Gjoni shpalli të hapur dhe ju dëshiroj mirëseardhje të gjithë te pranishmëve qe sivjet kishin mbushur sallën e Bibliotekës „Haus Ennepetal“ të qytetit Ennepatal. Pasi na përkujtoi në pika të shkurtra rrjedhën e programit dhenë emër të LSHAKSH-së përshëndeti mysafirët e pranishëm në sallë si dhe posaçërisht mysafirët e nderit siç ishin; Shkrimtari dhe publicisti ynë i njohurAgim Gjakova, zëvendës ambasadorin- Ministër dhe Këshilltar i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin z. Astrit Zemaj, poetin dhe artistin e mirënjohur me damar rugovian z. Çun Lajçi, mysafirët nga Italia, z. Ndue Lazri- Kryetar i Federatës se Shoqatave kulturore shqiptare ne Itali dhe poetin dhe themeluesin e Lidhjes Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Itali, poetin Tonin Nikolli, ashtu edhe përfaqësuesit e Shoqatave simotra dhe të Shkollave Shqipe nga Dortmundi dhe Hageni.

Programin muzikor e hapi këngëtari ynë i dashur Driton Gashi me këngën: "Kur të jesh mërzitur shumë", teksti: Dritëro Agolli, Orkestroi: Eduard Ladner dhe qe ju dedikohet poetëve qe nuk janë më në mesin tonë. Fjalën e mori kryetari i Lidhjes Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë ne Gjermani Pal Sokoli(autori i këtij shkrimi). Pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit e posaçërisht mysafirët e nderit, shkrimtarin Agim Gjakova, zv. ambasadorin z. Astrit Zemaj, artistin dhe poetin Çun Lajçi, dhe kryetarin e Federatës së shoqatave shqiptare në Itali z Ndue Lazri Lazri dhe poetin dhe themeluesin e Lidhjes Shkrimtarëve Shqiptarë në Itali z Tonin Nikolli, publicistin dhe shkrimtarin nga Zvicrra Shefqet Dibrani, të cilëve ju përkujtoi se pikërisht kjo datë është edhe data kur para njëzet vitesh Azem Shkreli u nda prej nesh, u nda prej familjes se dashur të tij, Shkrimtari qe na ka mbledhur sot këtu, shkrimtari qe përjetësisht na la së bashku me veprën e ti. Sot është edhe 10 vjetori i manifestimit tonë të parë, qe ne bashkëveprim me familjen Shkreli ndajmë Çmimin letrarë për mërgatë në emër te tij.

Azemi nuk është fizikisht në mesin tonë, por këtu është fryma e tij, është bima e tij, pra është në mesin tonë. Azemi po na i t´hollon penat për çdo vit, po na bashkon dhe frymëzon, dhe ashtu mbetët i pavdekshëm shkrimtari, ashtu është e pa vdekshme vepra e tij”. Falënderoi të gjithë ata qe ndihmuan këtë manifestim e sidomos, Familjen Shkreli, Ministrinë e Diasporës, Ambasadën e Republikës se Kosovës në Berlin, drejtuesin e Shkollës së gjuhëve ABC në Dyseldorf dhe Wuppertal z. Hajredin Ibraimi z. Avni Alija, z. Martin Çuni,z. Shefqet Podvorica, z. Ilir Mulaku( pronar i Hotel Campus) dhe të gjithë anëtarësinë e LSHAKSH-së qe dhanë kontribut të konsiderueshëm për Lidhjen tonë. Pastaj prezantuesja ftoi shkrimtarin dhe publicistin, Dibran Demaku të referoi për jetën dhe veprimtarinë e Azem Shkrelit. z. Demaku referimin e tij e filloj me një poezi kushtuar Azem Shkrelit me titull”Ai dinte një fjalë prej Guri” dhe pastaj referoi disa pika kryesore te veprimtarisë se tij. Foli per stilin e te shkruarit, për simbolet dhe metaforat e tij, duke përmendur tituj te ndryshëm te poezive dhe krijimeve tjera artistike.

Dibran Demaku foli edhe për aftësitë organizative te Azemit,ai drejtoi edhe disa institucione dhe atë me shumë guxim ju kundërvu trusnisë se asokohshme të sistemit jugosllav. Zv. Ambasadori i Ambasadës së Republikës se Kosovës në Berlin, z. Astrit Zemaj, në fjalën e tij përshëndetëse vëmendje të veçantë i kushtoj manifestimeve të këtilla sikur ky për Azem Shkrelin, përshëndeti familjarët Shkreli dhe foli edhe për rëndësinë e veprës dhe jetës se Azem Shkrelit. Për manifestime të tilla do të ju qëndrojmë afër dhe do të keni mbështetjen e institucioneve tona shtetërore.

Z. Zemaj foli edhe për veprimtarinë e vazhdueshme të përfaqësuesve të shtetit tonë këtu në Gjermani, nevojën për tu gjendur afër mërgimtarëve tanë. Për këtë arsye dhe qëllim edhe kemi hapur disa Konsullata tjera në Shtutgard dhe në Frankfurt vetëm te jemi afër kërkesave të qytetarëve tanë.Përshëndetje të veçantë i bëri edhe shkrimtarit tonë të njohur dhe mysafir nga Kosova z. Agim Gjakova,qe kishte marrë gjithë atë rrugë vetëm e vetëm qe ta respektoj këtë eveniment të rëndësishëm letrar. Falënderoj për Ftesën dhe tregoj gatishmëri për të bashkëpunuar dhe ndihmuar aktivitetin tonë në mërgatën gjermane. Shkrimtari dhe mysafiri i këtij manifestimi z. Agim Gjakova i përshëndeti të pranishmit dhe shprehi kënaqësinë për pjesëmarrjen masovike në këtë manifestim, e sidomos e befasoj pjesëmarrja e moshave të ndryshme prej më te vegjëlve e deri të ata të moshuarit. Përgëzo organizatorët për këtë organizim të shkëlqyeshëm dhe evokoj për Shkrimtarin Azem Shkreli dhe takimet qe kishte me të, pastaj për kujdesin e Azemit për fatin e Kosovës dhe shqiptarëve. Lëvdoi shumë veprimtarin e tij brilante letrare dhe e quajti shumë të rëndësishëm një manifestim të tillë. Z. Agim Gjakova nuk hezitoi të përkujtoi se këso evenimentesh duhet të ftohen edhe miq gjerman qe të njoftohen më për se afërmi me veprën e Azemit dhe me letërsinë shqipe në përgjithësi. Z. Ndue Lazri, pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit, miqtë mysafir dhe falënderoi organizatorët për Ftesën qe i kishin bërë, foli për veprimtarinë e Federatës se shoqatave shqiptare ne Itali. z. Lazri foli edhe për rëndësinë e hapjes së shkollave shqipe në Itali, punën dhe projektet e të cilave i kishte përgatitur federata e shoqatave me grupe profesioniste në përpilimin e programeve për mësimin në gjuhë shqipe. Rëndësi të posaçme i kushtoi bashkëpunimit të gjithë mërgimtarëve kudo janë qe ta bëjmë më të lehtë jetën tonë dhe të gjeneratave te reja.

Poeti Tonin Nikolli përveç fjalës përshëndetëse ai apeloi që të ngritët edhe efikasiteti dhe cilësia e krijimtarisë letrare në mërgatë e cila mëton të mbetët pjesë e letërsisë shqipe.Teologu Hoxhë Zekerija Idrizi përshëndeti të pranishmit dhe i uroj ata për fillimin e muajt të Ramazanit dhe i uroj ata të cilët e agjërojnë. Përshëndeti mysafirët dhe falënderoj organizatorët për këtë manifestim. Pastaj me një diskutim të shkurtër edhe ju kundërvu të gjithë atyre qepo keqpërdorin religjionin për përfitime te tyre. Njëkohësisht ju kundërvu çdo shfaqje ekstremiste dhe ndarëse e sidomos atyre qe mundohen të fusin përçarje ne mes nesh. Rrjedhën e referimit dhe të fjalëve përshëndetëse e morën valltaret e shkollës shqipe të Dortmundit dhe Driton Gashi më këngën: “Do te kthehem Nënë” Teksti dhe muzika: Jusuf Gërvalla. Orkestruar nga Eduard Ladner. Kalimit në orën letrare i parapriu edhe emërimi i jurisë për zgjedhjen e tri poezive më te mira e që janë kushtuar shkrimtarit Azem Shkreli. Juri u zgjodhën z. Ndue Lazri, shkrimtari, kryetar nderi i Lidhjes sonë dhe luftëtari z Martin Çuni si edhe shkrimtari e publicisti z. Faruk Tasholli.

Pastaj poezi lexuan mbi 20 krijues qe ishin të pranishëm në manifestim; Agim Gjakova, Tonin Nikiolli, Adrian Zagori, Sead Ramadani, Sadri Gashi , Rabije Bytyqi , Dibran Demaku , Pranvera Gjoni, Ramadan Xhinovci , Martin Çuni( poezi të Lili Bimit ), Ali Tahiri , Edmond Mesuli, Selajdin Gashi, Angjelina Krasniqi, Agim Jerliu, Faruk Tasholli dhe Pal Sokoli, ndër të cilët edhe ardhmëria jonë- nxënësit: Anisa Mulolli, Vesa Sejdiu, Blerina Seferaj, Diona Nimanaj dhe Rona Zahiti nga shkolla shqipe e Hagenit të përgatitur nga udhëheqësi artistik i LSHAKSH-së z Musa Mulolli. Këtu edhe përfundoj pjesa e parë e këtij manifestimi dhe të pranishmit u ftuan në drekë të porositur enkas për të gjithë e nën tingujt e bukur të muzikës popullore te Këngëtares Hajrije Abazi.

Fillimin e pjesë së dytë, prezantuesja znj. Pranvera Gjoni e paralajmëroi më theks të veçantë si Promovime artistike, sepse edhe e hapi me videoklipin e ri të këngëtarit Driton Gashi me titull “ Prishtina ime” tekstin e ka shkruar Shkrimtari ynë dhe publicisti: Faruk Tasholli, muzika: Eduard Ladner, Regjia: Björn Prenzel. Pastaj u kalua edhe ne promovimin e dy veprave me rëndësi letrare. Shkrimtari Selajdin Gashi promovoi Romanin në gjuhën gjermane “ Schlaflos mit Kleopatra” për të cilin referoi Faruk Tasholli. Faruku theksoi si të rëndësisë se veçantë botimin e këtij Romani në gjuhën gjermane qe e radhitë autorin ndër shkrimtarët e rrallë qe krijuan në gjuhën gjermane. Gjithë romani është i shkruar në veten e parë dhe e përshkon një trajtim psikologjik e temave të dashurisë dhe të rrëfimit të brendshëm psikologjik.

Është vërtetë me rëndësi qe ky libër të i afrohet edhe lexuesit shqiptarë për lexim dhe e përgëzoj autorin për guximin e trajtimit të temave shumë të ndjeshme e psikologjike. Autori Selajdin Gashi i falënderoi të pranishmit për interesimin dhe ne veçanti referuesin Faruk Tasholli dhe i njoftoi të pranishmit se për lexuesin shqiptarë ky libër do të vijë vetëm nëse dikush merr obligim përkthimin e tij. Teologu dhe Autori Zekerija Idrizi promovoj Librin “Letra Shpirti” për të cilin referoi Pal Sokoli. Ne Librin “Letra Shpirti” autori ka përfshi një rrjet komunikimi me disa figura më rëndësi fetare dhe kombëtare e që kanë lënë mbresa në formimin dhe ngritjen e jetës shpirtërore dhe intelektuale të tij. Gjithë këtë komunikim e përfshinë një qasje shpirtërore dhe përsiatje kombëtare. Pas promovimeve të dy veprave vërtetë me rëndësi të posaçme për shkakun se “Schlaflos mit Kleopatra” është një roman në gjuhën gjermane me një autor shqiptarë, me një botë të brendshme shqiptare e me një të jashtme gjermane,e qe vjen pikërisht në dritë pas gjitha përjetimet e personazhit në rrethana të caktuara shoqërore.

Derisa “Letra Shpirti” vjen në dritë pikërisht kur vlojnë rryma të ndryshme religjioze dhe pseudo besimtar të rrugëve të ngushta religjioze qe religjionin e përdorin vetëm për ndasi, apo e dhe terrorizim të të tjerëve dhe kundër besimit të vërtetë. I uroj përzemërsisht qe të dy autorët.

Kapitull i veçantë i këtij manifestimi ishte edhe shpallja e fituesit të Konkursit letrar”Azem Shkreli”2017. Juri e këtij Konkursi ishin: Shkrimtari Shaip Beqiri(/Zvicërr)2. Sadik Krasniqi(LSHAKSH-Gjermani) dhe poeti Kujtim Shkreli. Pasi qe kishin lexuar gjatë dy muajve të kaluar prej kurë është shpallur Konkursi dhe kishin ardhur në përfundim unanim qe për fitues të Konkursit (qe sivjet e praktikuam për së pari herë me një fitues)të shpallin Romanin “ Shtëpia me dy çati” të shkrimtarit Rezat Palluqi.

U lexua fjala e jurisë . Derisa në emër të jurisë për poezi më te mirë përkushtuar Azem Shkrelit fituesit i shpalli gazetari dhe kryetari i federatës së shoqatave shqiptare të Italisë z. Ndue Lazri, fitues ishin; Tonin Nikolli, Pranvera Gjoni dhe Angjelinë Krasniqi. Hyrjen në sallë në të dy anët e kishin mbuluar me ekspozimet e veta z. Martin Çuni, foto nga lufta e fundit në Kosovë të sistemuara mirë dhe ne të dy gjuhët, shqip dhe gjermanisht dhe te titulluar “Gjenocidi serb mbi një kulturë të lashtë “ qe zgjoi interesim mjaft të te pranishmit. Në anën tjetër patëm edhe ekspozitën me piktura brilante të piktorit Shani Sejdiu, patëm edhe kërkesa qe pikturat e të tij të blihen nga të interesuarit, por për ti mbetur besnik manifestimit dhe 20 vjetorit të vdekjes se autorit, nuk përfitoi nga rasti.

Këngëtarja Hajrije Abazi me një reportuar të shkëlqyeshëm të këngëve popullore nga të gjitha trevat shqiptare, u pa se përkoj shumë me natyrën e manifestimit tonë. Krahas shpërblimeve edhe sivjet kemi ndarë edhe mirënjohje për të ju shpërblyer sadopak angazhimin e disa aktivistëve për artin dhe kulturën shqiptare në mërgatën shqiptare në Gjermani dhe më gjerë dhe angazhime pranë LSHAKSH-së në Gjermani.

1. Shkrimtarit Agim Gjakova qe me punën e tij me mbi 20 vëllime në gjinitë e ndryshme të letërsisë është një hallkë e fort në letërsinë e sotme shqipe.

2. Pastaj njohëm edhe angazhimin e gazetarit te TV. Rrokum dhe bashkëpunëtor i shumë shtëpive tjera televizive e aktivistit Halil Rrustemaj për angazhimin e tij shpeshherë vetëm për hire të statusit të gazetarit dhe dashurisë ndaj manifestimeve të tilla na ka publikuar dhe stimuluar me publikime pa pritur ndonjë shpërblim tjetër.

3. Njohëm edhe aktivitetin e z. Valon Shkrelit(i biri i A. Shkrelit) i cili në çdo kohë shfaqë gatishmëri bashkëpunimi dhe angazhimi në aktivitete të mirëfillta letrare. 3. Valdete Berishën, poeteshë dhe piktore qe gati në çdo manifestim letrar na ka nderuar me shpalosjen e veprave të veta qoftë në pikturë apo poezi. Dhe 4. Rabije Bytyqin e cila tregoj shumë interesim për manifestimin tonë dhe kontribuoj me konkurrim dhe pjesëmarrje.

Manifestimi i sivjetmë ishte më i veçantë jo vetëm për shkakun se e shënonte njëzetvjetorin e ikjes fizike të shkrimtarit dhe dhjetëvjetorin e Konkursit të parë “Azem Shkreli” të organizuar nga LSHAKSH- në Gjermani por edhe nga pjesëmarrja dhe struktura e pjesëmarrësve në këtë manifestim. Kishte shkrimtarë dhe krijues të ri qe nuk s´kishin marrë pjesë ndonjëherë, pastaj pjesëmarrja e nxënësve dhe moshave të reja është medalje tjetër e organizimeve të tilla siç janë ky manifestim shkrelian. Habitë mospjesëmarrja e disa shkrimtarëve qe gravitojnë mërgatën gjermane dhe qe u treguan heshtakë rreth organizimit, kontributit apo edhe pjesëmarrjes se tyre. Është e vërtetë se krijimtaria letrare është produkt individual dhe autori mund të kënaqët apo edhe mos të kënaqët me të.

Por kur përputhën edhe krijimtaria edhe kontributi për ta vlerësuar tjetrin apo krijimtarinë e tjetrit, atëherë është diçka e shenjtë, dhe ashtu palosët në faqet e letërsisë një vepër apo veprimtari e vlefshme edhe kombëtare edhe shoqërore. Ne në këtë konkurs sivjet zbuluam një talent të romanit, një talent të fjalës se shkruar i cili ndoshta do të mbetej si lira ne qese, e vlefshme po e pa dukshme, plot dritë dhe mbahej nën hije, vlerësimi i vlerës dhe jo i bartësit të saj. Shpeshherë po na mungojnë guximi i daljes përballë vlerave të mirëfillta dhe ato i kërkojmë vetëm kur te jemi protagonist apo i kërkojmë atje ku ënde nuk janë shterur apo konsumuar gjykimi i mirëfilltë.

Nuk na mjaftojnë ulërimat nëpër zorrët e uritura të internetit qe përpijnë akord dhe pa kriter të gjitha “ushqimet” e ofruara për një apo më shumë pëlqime të nxitura me dhunë apo ngacmim të detyrueshëm. Nuk na mjaftojnë ato as atëherë kur ato i përdorim për ti ngatërruar apo edhe sabotuar punën gjegjësisht aktivitetin e tjetrit, apo edhe për tu dukur më i madh apo më i vogël. Uroj qe organizimet e tilla letrare dhe kulturore ta kenë jetën ma të gjatë se na, dhe qe pati shkrimtari A. Shkreli, të përkujtohen edhe shkrimtarë të tjerë, dhe të promovohen vlera të mirëfillta. Manifestimin e prezantoi me një siguri dhe rrjedhshmëri te natyrshme znj. Pranvera Gjoni për çka e falënderojmë shumë kishte ardhur vetëm si mysafire nga Belgjika.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat