Gjykata gjermane dërgon shqiptarin në psikiatri, plagosi nëntë persona me sëpatë - Bota Sot
Gjykata gjermane dërgon shqiptarin në psikiatri, plagosi nëntë persona me sëpatë

Gjermania

Gjykata gjermane dërgon shqiptarin në psikiatri, plagosi nëntë persona me sëpatë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 22 shtator 2017 Në ora: 19:51
Fatmir H.

37 vjeçari me origjinë nga Kosova, Fatmir H. është personi që në 9 mars shkaktoi plagosjen e nëntë personave në stacionin e trenave në Dyseldorf. Prej tyre dy ishin nga Italia të cilët qëndronin si turistë në Dyseldorf, u tha në konferencën për shtyp të policisë gjermane, shkruan “Die Welt”. Ai kishte sulmuar civilët me shpresë se do vritet nga policia gjermane, pra në zhargonin e thjeshtë kjo mund të cilësohet se ai kishte tentuar „Suicide by Cop“, vetëvrasje përmes një polici, përcjell botasot.info.

Së fundmi rastin e ka shqyrtuar Gjykata e Dyseldorfit, e cila për shqiptarin ka vendosur që të qëndrojë në psikiatri. Gjatë sulmit ai kishte qenë i sëmurë nga skizofrenia, tha Gjykatësi i çështjes./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test