Me modelin e lojërave Lego, argumentohet pafajësia e shqiptarit që dyshohej se rrëzoi nga dritarja ish të dashurën

Gjermania

Me modelin e lojërave Lego, argumentohet pafajësia e shqiptarit që dyshohej se rrëzoi nga dritarja ish të dashurën

Nga: Bota sot Më: 18 tetor 2017 Në ora: 21:57
Ilustrim

Në procesin e rrëzimit misterioz nga dritarja të një vajze 25 vjeçare nga Dyseldorfi, Prokuroria kërkoi dënim me 11.5 vjet burg për Ardit T. (40). Ky i fundit dyshohej se ka rrëzuar vajzën e re, që pjesën e mbetur të jetës duhet ta kalojë me pasoja shëndetësore. Ajo u rrëzua nga shtatë metra lartësi. Megjithatë Gjykata erdhi në përfundimin se nuk është arritur të dëshmohet se 40 vjeçari ka hedhur nga dritarja partneren e tij rumune.

Gjithashtu edhe avokati i shqiptarit kërkoi lirimin e klientit të tij pasi vajza rumune ishte hedhur vetë nga dritarja, pasi kishte grabitur kuletën. Ata dikur kishin qenë të lidhur. Vajza rumune në anën tjetër deklaron se prej kohësh kishte dashur të ndahet nga shqiptari, pasi merrej me trafikimin e drogës.

Lexo edhe: Hodhi të dashurën nga dritarja, ja sa mund të dënohet shqiptari në Gjermani

Shqiptari foli për pafajësinë e tij dhe se rumunja ishte e varur nga droga dhe i kishte grabitur 1800 euro. 40 vjeçari është tepër i habitur me arrestimin e tij. Vendimi përfundimtar do vijë të martën e ardhshme.

 Në vendimin e gjyqtarit të çështjes Rainer Drees, mes tjerash shkruante se «gjithçka flet se viktima ka kërcyer me vullnetin e saj nga dritarja”. Në këtë konstatim, gjykata ka ardhur edhe duke u mbështetur në analizën që u ka bërë disa skenarëve të mundshëm të rrëzimit, të cilat një ekspert i ka realizuar me blloqet e lodrave të njohura për fëmijë «Lego»./Bota sot/

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat