“Besëlidhja Shqiptare e Shekullit 21” organizohet më 21 mars në Prishtinë

Gjermania

“Besëlidhja Shqiptare e Shekullit 21” organizohet më 21 mars në Prishtinë

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 21:19
Foto nga takimi

Ministri i Diasporës i Shqipërisë, Pandeli Majko, u takua sot në Dyseldorf të Gjermanisë me shumë bashkatdhetarë dhe përfaqësues të shoqatave, me të cilët bisedoi për organizimin e diasporës shqiptare dhe koordinimin e kapaciteteve të mundshme për ndërtimin e urave të bashkëpunimit në interesa të diasporës dhe trojeve shqiptare.

Në këtë takim morën pjesë edhe kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani Pal  Sokoli, kryetari i bashkësive të shoqatave shqiptare në Gjermani Lulzim Veliu,  Megi Mass aktiviste në partinë gjermane CDU.

Në takim aktivisti i dalluar i çështjes kombëtare Fatmir Muçolli shpalosi idenë e tij për organizimin e Projektit “Besëlidhja Shqiptare e Shekullit 21” që pritet më 21 mars të organizohet në Prishtinë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat