Gjuha Shqipe është prioriteti i vizitës së zotit Majko në Gjermani

Gjermania

Gjuha Shqipe është prioriteti i vizitës së zotit Majko në Gjermani

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 06:23
Gjuha Shqipe është prioriteti i vizitës së zotit Majko në Gjermani

Megjithëse ka kaluar një javë nga dita e Pavarësisë së Kosovës, edhe kjo fundjave ishte shumë e ngarkuar si për komunitetin shqiptar ashtu edhe për Shkollat Shqipe të Landit të Renit të Westafalise Veriore. Pavarësia u festua me madhështi në Kosovë dhe kjo bëri që edhe këtu pjesëmarrja, entuziazmi i komunitetit shqiptar në këto aktivitete nuk na zhgënjeu. Në qytetet Euskirchen, Wupertal, Bocholt, Essen, Bielefeld etj. u  mbajtën manifestimet e Shkollave Shqipe, ku nxënësit me kënaqësi shpalosën talentin e tyre me këngë, valle e recitime për gjuhën shqipe, historinë, traditat, kulturën tonë si dhe dashurinë për Atdheun.

Meqënëse ky vit është shpallur edhe viti i Skëndërbeut, në programet festive të shkollave shqipe nxënësit dhe prindërit u njohën edhe më nga afër me fakte historike për jetën dhe veprën e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeut. 

Image

Me këtë rast ishte i pranishëm edhe Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko. Në takimin që u bë me anëtaren e Këshillit të Arsimtarëve “Naim Frashëri” në Gjermani zonjën Etleva Mançe. Zoti Majko theksoi prioritetin që i ka dhënë qeveria Mesimit Plotësues të Gjuhës Shqipe.  “Me nënshkrimin e marrëveshjes midis dy qeverive dhe perfundimin e kurrikulës, janë hedhur hapat e para në këtë drejtim. –tha zoti Majko. Nga biseda e drejtpërdrejt dhe miqësore që u zhvillua, u trajtuan edhe problemet apo pengesat që kanë mësuesit si dhe u diskutua se si mund të bashkëpunohet në të ardhmen për tekstet, aktivitete shkëmbim eksperiencash etj.

Zonja Mançe e informoi zotin Majko për historikun e Shkollës Shqipe. “Shkolla e parë shqipe është hapur në 21 prill 1975 në Paul-Gerhardt-Schule në Euskirchen ku mësuesja Etleva Mançe jep ende sot mësim shqip në këtë shkollë. Ndërsa Këshilli i Arsimtarëve  ka një aktivitet e përvoje me mbi 27 vjetësh, qëllim i KASH-it është profesional, ku zhvillojnë aktivitete të ndryshme si Kampionatin e Diturisë, Garat Sportive, seminare apo eskursione.  KASH-i është komplet i pavarur, mbasi ata kanë privilegjin të paguhen dhe trajtohen si të gjithë mësuesit e tjerë të shtetit gjerman, pra kjo e bën KASH-in të pavarur si politikisht ashtu edhe nga shoqatat apo  individe të veshur me ndonjë petk të veçantë.”- theksoi zonja Mançe.

Image
Zoti Mjako mori pjesë edhe në programin festiv të shkolles shqipe të Düsseldorfit ku mbeti i mahnitur nga pjesëmarrja por edhe nga programi i nxënësve të Shkollës Shqipe të Düsseldorfit. Gjithashtu zoti Majko vizitoi edhe Shkollën Shqipe të Bocholtit dhe u njoh më nga afër me sfidat dhe ecurinë e Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat