Kushtuar datave historike dhe manifestime të tjera kulturore... - Bota Sot
Kushtuar datave historike dhe manifestime të tjera kulturore...

Gjermania

E martë, 20 nëntor 2018

Kushtuar datave historike dhe manifestime të tjera kulturore...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 21 mars 2018 Në ora: 10:10
Kryetari i Shoqatës Humanitare Dardania ne qytetin Wiesbaden - Haidar Nitaj

Në Kosovën e pas luftës për fat të keq u ngarruan vlerat dhe  shteti u kap nga një grup njerëzish të fuqishëm të  organizuar dhe pozicionuar mirë si të korruptuar të cilët krijuan pasuri marramendëse të cilat nuk e kanë as udhëheqësit e shteteve më të pasura në botë

Nga biseda të cilën e zhvilluam me kryetarin e Shoqatës “Dardania”- Hajdar Nitaj dhe Neki Lulaj  aktivist letrare në Gjermani - mësuam së me mërgimtaret  që jetojnë dhe punojnë në qytetin  Wiesbaden dhe rrethinë në Gjermanisë  nën  përkujdesjen e Shoqatës Humanitare Shqiptare ”Dardania” dhe aktivisteve të saj- në kuadrin e kremtimeve të shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë dhe të përvjetorëve të Pavarësisë të Kosovës dhe ditëve të tjera me rendësi  kombëtare rregullisht organizohen  manifestime të shumta në cilat gjithmonë mbretëron një atmosferë festive. Një kremtim të tillë këto ditë u organizua dhe u mbajte me rastin e 10- vjet të “Kosovës shtet“ me mërgimtaret tonë të cilët janë larg vendlindjes së tyre të cilët asnjëherë nuk e kanë harrua dhe as nuk i harrojnë edhe në të ardhme kontributin e forcave të rezistencës  shqiptare në të gjitha periudhat historike të cilët luftuan për mbrojtjen dhe çlirimin e trojeve tona stërgjyshore nga pushtuesit shekullor.      

Image
Aktivistja e palodhure e çështjes kombëtare- Donikë Gërvalla

Pasuri marramendëse të disa udhëheqëseve në Kosovë nuk e kanë as udhëheqësit e shteteve më të pasura në botë

Shqiptarët gjithmonë ishin  shumicë në trojet e veta etnike .Ata të cilët u flijuan për këtë ideal të shenjët kombëtar. Ne nuk kishim shtet- as institucione  shtetërorë për cilat u përballem me armiqtë e përbetuar të Kosovë, të cilët mendonin se shqiptarët nuk duhet të ekzistonin në trojet tyre stërgjyshore  të lashta, ndërsa neve si komb- tha në vazhdim Nitaj na etiketonin me lloj epitetesh nacionaliste që ishte fyese dhe poshtëruese. Viti 1968  dh a to 1981; 89 ishte viti i organizimit të demonstratave popullore dhe  studentore deri në aspektin e organizimit politik  të Lëvizjes së madhe paqësore të drejtuar nga presidenti historik  dr. Ibrahim Rugova, formimi i celulave të para të UÇK-së nga Adem Jashari, Sali Çekaj dhe shumë e shumë të tjerë, për ngritjen e vetëdijes kombëtare për të vazhduar në formë sistematike deri në çlirimin përfundimtarë të Kosovës.  Në qershor të vitit 1999 UÇK-ja e përkrahur nga aleatet e saj mori kontrollin mbi Kosovën dhe me 17   Shkurt të vitit 2008 deputetet e Kuvendit të Kosovës shpallën Kosovën Republikë, shtet sovran dhe të pavarur duke u  realizuar një nga synimet shekullore të shqiptarëve. Prandaj në këtë 10- vjet të shpalljes se pavarësisë së Kosovës me moton „Kosova 10 - vjet shtet“ nderi më i madh ju takon mijëra djemve dhe vajzave që ranë për liri nga fillimi i shekullit të kaluar e deri në ditët e sotme si në Kosovë.

Luftëtarët e lirisë në Kosovë nuk u flijuan për këtë liri dhe udhëheqësi kaq të dobët dhe të korruptuar...

Image
Në foto Stefan Swarz- deputeti i Bundestagut gjerman me Agim Aliçkaj, Donikë Gërvalla, Neki Lulaj dhe Haidar Nitaj

Në foltoren  e këtij manifestimi paraqit aktivistja mirënjohur- Donika Gërvalla - bija e lajmëtarit të lirisë  -Jusuf Gërvalla, e cila pasi i përshëndeti të pranishmit, grohtësisht  ju uroi 10- vjetorin e lirisë së Kosovës. Luftëtarët e lirisë tha Gervalla nuk u flijuan për këtë liri qe e gëzojmë  ne sot nuk u flijuan për ketë udhëheqësi kaq të dobët dhe kaq të korruptuar. Andaj, me këto mekanizoma te megalomane me këta kriminel në krye të kupolës shtetit Kosova nuk mund të ecën përpara.

Kosova e ka kapur nga një grup njerëzish të fuqishëm të organizuar mirë dhe të korruptuar

Në këtë manifestim  të pranishmit i përcjelli edhe deputeti i Bundestagut gjerman  Stefan Schwarz mik i madh i shqiptarëve, i cili të pranishmit i përshëndeti në gjuhën shqipe - çka  zgjoj kureshtjen nga të pranishmit që të përcjellët fjalën e tij me shumë vëmendje. Ai në mes tjerash tha  me dhe të gjith ju që jeni këtu në këtë manifestim mirë e dini së ku ishte Kosova para dhjetë vitesh - e ku është sot? Dikur në Kosovë filloi një rrugë e mbarë, por me vonë u ngatërrua me vetveten?!  U ngarruan vlerat dhe u kap shteti nga një “grup njerëzish të fuqishëm” të  organizuar dhe të korruptuar. Ata për vetën e tyre krijuan pasuri marramendëse të cilën edhe  sot nuk e kanë as udhëheqësit e shteteve më të fuqishme në botë – tha në vazhdim të fjalës së tij  deputeti i Bundestagut gjerman  Stefan Schwarz. Bijtë e dëshmorëve  dhe invalidëve e luftës në Kosovë sot kanë  ngelën në varfërinë të skajshme. Edhe sot ardhmëria e shtetit është shumë për tu deshifruar, në Kosovë akoma nuk e  gjetën zgjidhjen  rinia   shembullore që te motivojnë, që të jetojnë në rehati në vatrat e veta, duke i krijuar perspektivë dhe vende të reja pune.

Image
Programet kulturo- artistike me mërgimtaret vendet me të gjalla dhe me të vizituara

Jo se pse udhëheqësja e Kosovës synimet e veta i  ka të vet pasuria, e jo te udhëheqja dhe stabilizimi  i shtetit. Bota duke i pa të gjitha këto anomali në Kosovën të cilat po e shikojnë  me përbuzje. Udhëheqësi e Kosovës harruan shumë shpejtë se që dhjetë vite doli nga lufta. Partitë politike në Kosovë që tetëmbëdhjetë vite kurrë nuk e gjeten një modus të qeverisjes se mbarë andaj edhe kjo është një arsye e fortë që populli i Kosovës nuk ka kënaqësi nuk po dinë me ia shijuar frytet lirisë pas njëqind e dyzet vjetëve robërisë shekullore. Atje duhet shumë gjera të ndryshohen për të mirë se për ndryshe rruga drejtë  Evropës është e gjatë, shumë  gjatë. Ju mërgimtaret këtu në Gjermani dhe në diasporë jeni punëtor të vyeshëm dhe  popull  në Kosovë është një popull shembullor, të vyer dhe besnik të fjalës, gjë të mira në këtë botë, andaj edhe ne ju dua shumë - tha në fund te fjalës se tij  Stefan Schwarz. Në këto manifestime të cilat i organizon Shoqëri Kulturo –artistike “Dardania”përcjellën  me  tingujt e melosit të muzikës popullore, vallëzimi nga mërgimtaret  e pranishmit të cilat vazhdojnë deri në orët e para të mëngjesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test