Dr. Ibrahim Latifi - Me dorë në punë e zemër tek zoti - Bota Sot
Dr. Ibrahim Latifi - Me dorë në punë e zemër tek zoti

Gjermania

E diel, 21 tetor 2018

Dr. Ibrahim Latifi - Me dorë në punë e zemër tek zoti

Nga: Maxhun Smajli Më: 10 maj 2018 Në ora: 17:04
Dr. Ibrahim Latifi në vendin e punës

Është logjike të mendojmë se jeta e njerëzve vërtetë të ditur, përqendrohet te diçka më me peshë ku përfshihen parime të shëndosha që i drejtojnë. Si rrejedhojë kanë paqe të brendshme, respekt për veten dhe respektin e të tjerëve. Poashtu, kanë një qëllim që i kapercen interesat vetiake dhe i ep kuptim jetës.

Me dorë në punë e zemër tek Zoti, Dr. Ibrahim Latifi, mjeku shqiptar po deshmon se është më i miri. Me parime të shëndosha etike dhe me qëllim fisnik në jetë, i ndihmon të sëmurët që vuajnë, për t'i sheruar dhe lehtësuar dhimbjet. Ndien keqardhje, merakoset shumë edhe për gjendjen shëndetësore të mergimtarëve shqiptarë.

“Unë punoj edhe pas orarit të punës, por pa pagesë, e as që pranoj të paguhem. Kompenzimi më i mirë për mua është populli im i shëndosh dhe i bashkuar. E, kjo më bënë të ndihem mirë kur puna ime kontribuon në këtë drejtim. Kur mendoj për të tjerët dhe u jep ndihmë, disi më lehtësohet shpirti. Por, çështë e verteta, edhe jemi njerëz me paragjykime.”, thotë mes tjerash, Dr. Ibrahim Latifit.

Dr. Ibrahim Latifi, ka lindur në fshatin Blaç të Opojës së Prizrenit. Shkollën fillore e ka kryer në fshatin e tij të lindjes, të mesmen në Prizren, ndërsa, studimet në Fakultetin e Mjeksisë në Wien të Austrisë; 2000-2008. Për pesë muaj ka sherbyer në spitalin ushtarak të Austrisë. 

Image
Nga e majta; Hashim Sahiti, Bahri Shyti, Dr. Ibrahim Latifi dhe Maxhun Smajli

Që nga 1 dhjetori 2010, punon e jeton në Eggenfelden të Gjermanisë. Është internist i specializuar dhe në vitin e fundit të specializimit për Kardiologji. Dr. Latifi është mjek kryesor në Repartin e Kardiologjisë. Ky mjek, dikur i ka humbur 4 vite për t'u regjistruar në Fakultetin e Mjeksisë në Prishtinë. Më pas ka kaluar në Austri, fillimisht, tek prindërit e tij.

“Elita botërore kishin derguar fëmijët e tyre për studime. Kanë qenë të pasur; me bursa shtetërore, djem profesorësh. Ne, studentët nga Kosova kemi qenë më të varfërit. Gjatë studimit, gëzohesha kur dikush më thërriste për ndonjë punë fizike me pagesë”, shprehet, Dr. Latifi.

Është i martuar dhe ka dy fëmijë; Arlindi (16 ) dhe Imrani (10). Gruaja e tij, Lenvera, punon Moter medicionale. Tashti Dr. Latifin e gjejmë edhe në krye të shoqatës kulturore shqiptare “Shqiponjat e Bayernit” dhe i angazhuar për organizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.                         

Sa mirënjohës janë mergimtarët shqiptarë për këtë njeri të çmuar të gjakut të tyre!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test