Nusja e vrarë në Gjermani është nga ky fshat i Istogut, detaje të reja nga kjo tragjedi

Gjermania

Nusja e vrarë në Gjermani është nga ky fshat i Istogut, detaje të reja nga kjo tragjedi

Më: 29 maj 2018 Në ora: 21:25
Anton B., dyshohet se dje në mbrëmje e ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, 30-vjeçare Emine Abazi në qytetin Salzgitter të Gjermanisë të hënën në mbrëmje.

30 vjeçari nga Anton B., dyshohet se dje në mbrëmje e ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, 30-vjeçare Emine Abazi në qytetin Salzgitter të Gjermanisë të hënën në mbrëmje.

Përveç vdekjes së Eminës, Antoni po ashtu dyshohet që e ka plagosur edhe një shoqëruese të bashkëshortes së tij gjatë ngjarjes, shkruan “Bild” në Gjermani.

Viktima e cila mbeti e vdekur në vend, sic mëson media është nga fshati Drejë i komunës së Istogut.

Hetimet e para thonë që shkak për vrasjen ishte një grindje mes çiftit, që i përkisnin komunitetit ashkali.

Siç raporton e përditshmja gjermane, Antoni dhe Eminja nuk kanë qenë të martuar sipas ligjit gjerman, por kanë pasur katër fëmijë së bashku.

Ndonëse ishin çift tash e shtatë vite, thuhet se çifti qe një kohë të gjatë kishin mosmarrëveshje mes vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat