U mbajt manifestimi letrar për mergatë “Azem Shkreli” 2018 - Bota Sot
U mbajt manifestimi letrar për mergatë “Azem Shkreli” 2018

Gjermania

E diel, 21 tetor 2018

U mbajt manifestimi letrar për mergatë “Azem Shkreli” 2018

Nga: Maxhun Smajli Më: 6 qershor 2018 Në ora: 18:15
Pjesëmarrësit në sallë!

Me 03 qershor 2018, në Enneppetal, u mbajt Manifestimi Letrar për Mergatë - Takimet e „Azem Shkreli“2018. Një sallë e madhe ishte e mbushur përplot me krijues, dashamirë të artit dhe veprës së shkruar, si dhe mysafir nga pala gjermane e turke.

Edhe pse me pak vonesë, ky manifestim filloi me vallen e nxënësve të shkollës me Mësim plotësues në gjuhën shqipe nga Dortmundi. Mëpas me një fjalë përshendetëse para të pranishmëve u paraqit, Pal Sokoli, kryetar i LSHKASH për Gjermani. Këtë Manifestim letrar e përshendetën edhe përfaqësuesja e CDU-së, në Hagen, Giemila Ysuf , Ibrahim Kadriu, Gëzim Xhaferi, Dekan i Fakultetit për gjuhë dhe komunikim në Universitetin e Europës juglindore, të Tetovës, Zeqir Kadriu, mësimdhënës i këtij Universiteti,  Bekim Brestovci, menaxhues UBSH, afaristi, Lazim Destani, Maxhun Smajli, themelues dhe drejtues i Bibliotekës Popullore Shqiptare “Akademik Mark Krasniqi“ në Bayern, njëherësh Anëtarë Nderi i LSHKASH, Martin Çuni, Kryetar Nderi i LSHKASH, Sebastian Nuiçi etj..

Me një fjalim kritik për krijuesit dhe autorët e ndryshëm shqiptarë, para të pranishmëve u paraqit, Donikë Gërvalla, e cila mes tjerash tha:”Pyes vetën ku janë gjurmët e krijuesve dhe intelektualëve shqiptarë? Ku është gjuha e juaj nëpër organet publike; nëpër gazeta serioze e nëpër emisione televizive? Pra, ku janë gjurmët tona? Kemi nevojë të ofrohemi më shumë dhe të prodhojmë dokumente të rendësishme, të cilat zënë vend në interpretimin e temave tona në vendin ku jetojmë. Akademia serbe e shkencave, e ashtuquajtura, “Intelektual nacionalist serb” dhe kombësive të tjera, në çdo artikull të gazetave gjermane, nuk po e lënë pa e shoqëruar me komentet e tyre nacionaliste. Në organet e publikuara gjermane nuk ka gjurmë të intelektualëve shqiptarë,...”

Image
Nga e majta; Pal Sokoli, Ibrahim Kadriu, Selajdin Gashi dhe Edmond Mesuli

Mëpas, u mbajt Ora letrare me karakter garues, ku vargjet e tyre i lexuan 13 poet. Fitues të tri vendeve të para shperblyese u shpallën, Angjelinë Krasniqi, Dibran Demaku dhe Smajl Halabaku, si dhe u bë promovimi i dy veprave; „Te vdekurit e gjallë „ të shkrimtarit Ibrahim Kadriu dhe libri „ Das Betlleres Drama“ i Edmond Mesulit. Për librin “Të vdekurit e gjallë”, referoi, Pal Sokoli, derisa për librin “Das Betlleres Drama”, referoi Selajdin Gashi.

Juria e përbër nga Prof. Jeton Kelmendi, Pranvera Gjoni, poete nga Belgjika dhe Dibran Demaku, shkrimtar e publicist, ndanë Çmimet e Konkursit letrar për librat më të mirë në mergatë për vitin 2017. Fituesit e këtij Çmimi letrar ishin; vendi i parë, “Ishujt e jetës” i autorit Anton Marku nga Vjena e Austrisë,vendi i dytë, romani “ D 11”, i Driton Smakajt dhe vendi i tretë i takoi librit, “Arena e dhembjeve“ të Brahim Avdylit.

Ne një kënd të sallës ishte edhe Foto ekspozita e Dasho Gusha nga Pogradeci. Në fund, me „Mirënjohje“ u nderuan afaristi, Lazim Destani dhe shkrimtari, Ibrahim Kadriu. Do theksuar se gjithë Manifestimin e përcollën nxënësit me Mësim plotësues në gjuhën shqipe nga Dortmundi dhe këngëtarët Kurtishi. Derisa me recitime u paraqitën babë e bijë; Musa dhe Anisë Mulolli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test