Interesimi i bashkatdhetarëve për ta ndihmuar aksionin është i madh

Gjermania

Interesimi i bashkatdhetarëve për ta ndihmuar aksionin është i madh

Nga: Maxhun Smajli Më: 7 qershor 2018 Në ora: 16:06
Anëtarë të Kryesisë së Nëndegës së LDK-s për RP, Koordinatorët dhe Nënkëshillet e Aksont për Gjermani

Pasiqë, afati përmbyllës i Aksionit për ndërtimin e Kompleksit memorial dhe shtatorës së Dr. Rugovës po afrohet, Nëndega e LDK-s për Rheinland Pfalz, me Fazli Hajdarin, kryetar, në bashkpunim me Koordinatorët dhe Nënkshillet e Aksionit për Gjermani, me 03 qershor, në Kaiserslautern, mbajtë një mbledhje pune.

Ashtu sikur edhe ishte paraparë nga Koordinatorët dhe Nënkëshillët e Aksionit, kjo mbledhje pune dha rezultate të mira. Në një pjesmarrje prej 22 vetash, u grumbulluan 10480 evro; Bujar Lajqi, 2500 evro, Klubi shqiptarë “Skënderbeu” nga Ludwigshafeni, 1000 evro, Shega Selmani 500 evro, Brahim Rexha 500 evro, Nazmi Shala 200 evro, Fadil Ibraj 200 evro, me nga 100 evro kontribuan; Mustafë Lulaj, Bekim Hoxha, Mehmet M. Lajqi, Nezir Nikqi, Skënder Lukaj, Enver Jashari, Hasan Hasani, Nezir Lajqi, Fatmir Lajqi, Shkumbin Kelmendi, Ferat Zogiani, Nazmi Aruqi dhe Shaban Nikqi. Ndërsa, me nga 50 evro kanë ndihmuar; Fatmir Nikqi, Avni Muriqi dhe me 60 evro Selvet Zeqiri. .

Po në këtë mbledhje pune, nga Hanoveri kishte ardhur Asllan Lajqi, i cili nga 2650 evrot e premtuara nga mergimtarët e Hanoverit me rrethinë, ka dorzuar 2020 evro. Në ndërkohë, ky aksion është ndihmuar edhe nga Belkize Zekaj me 500 evro, njëherësh, motra e deputetës së Parlamentit të Kosovës, Besa Gaxherrit, Amroz Gegaj me 500 evro, Rexhep Nikqi, 200 evro, Dr. Valon Murtezi, 200 evro, Xhevat Berisha, 150 evro, Dr. Shefqet Ibrahimi, 100 evro dhe Baki Mustafa me 100 evro. Me nga 50 evro kanë kontribuar; Jup Ferizi, Shemsi Krasniqi dhe Halil Gashi. Në të njëjtën kohë, në emër të SHKSH “Dardania” nga Mannheimi, Naser Hoxha, kryetar, ofroi 200 evro

Po në këtë mbledhje pune u vendos që në emër të LDK-s në Gjermani, Nënkshilleve dhe Koordinatorëve të Aksionit të bëhet një thirrje për deputetët e Parlamentit të Kosovës e, veçmas për ata të LDK-s, që ta ndihmojnë këtë Aksion, pasiqë, këta të fundit janë shfrytëzuesit më të mëdhenjë të emrit të Dr. Ibrahim Rugovës.

Do vequar edhe angazhimin e madh të Albanez Muriqit, që jeton e punon në Passau. Ai, është dalluar për lobimin dhe koordinimin e punës rreth këtij aksioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat