Një traditë e shenjtë, e cila ka luajtur rol historik në kompaktësinë vëllazërore dhe kombëtare tek shqiptarët - Bota Sot
Një traditë e shenjtë, e cila ka luajtur rol historik në kompaktësinë vëllazërore dhe kombëtare tek shqiptarët

Gjermania

E martë, 16 tetor 2018

Një traditë e shenjtë, e cila ka luajtur rol historik në kompaktësinë vëllazërore dhe kombëtare tek shqiptarët

Nga: Rexhep Elezaj Më: 16 korrik 2018 Në ora: 12:55
Miq dhe shokë të Shabanit në të pame

Nuk ka dyshim, se ndër vlerat më të mëdha kombëtare, kulturore dhe tradicionale të kombit shqiptar, që ka pasur dhe vazhdon të ketë rol koheziv është e PAMJA, e cila organizohet në rastet e vdekjes të anëtarëve të familjes, të fisit, fshatit dhe më gjerë.

Si e tillë, e Pamja tek ne shqiptarët ka kaluar nëpër faza të ndryshme të organizmit, kuptimit dhe përmbajtjes së saj shpirtërore dhe zakonore, varësisht nga treva, rajoni e deri tek mënyra e shprehjes së ngushëllimit,   si shprehje e dhimbjeve dhe pikëllimit për humbjen e më të dashurve të tyre. Shqiptarët gjatë gjithë shekujve kanë treguar se janë solidarë me njëri tjetrin, se dhimbjen në rastin e vdekjeve e kanë ndarë gjithmonë bashkërisht, si një ndjenjë e përbashkët për lehtësimin e dhimbjes, duke caktuar afate ditore, javore, dikur edhe mujore, për të shkuar “në krye shëndosh” dhe ngushëllime tek njëri tjetri!

Për fat të mirë, e Pamja tek shqiptarët ka luajtur gjithmonë rol pozitiv dhe bashkues ndër shqiptarët, e cila, sidomos pas luftës çlirimtare në Kosovë dhe numrit të madh të dëshmorëve ajo mori karakter më të fortë nacional si dhe kuptim përbashkues, e cila sikur në atdhe, ashtu edhe në diasporë u bë pjesë e pandashme e kulturës dhe traditave tona tradicionale dhe kombëtare.

Pikërisht, e tillë ishte edhe e Pamja dje tek atdhetari, patrioti dhe aktivisti i madh i çështjes sonë kombëtare, Shaban Bobaj, nga Korisha e Prizrenit (me banim të përkohshëm në qytetin Leonberg afër Shtutgartit), i cili me rastin e vdekjes para pak ditëve të babait të tij, Destanit, përveç në vendlindje, dje organizoi të pame për prindin e tij të dashur edhe në mërgim, gjegjësisht në qytetin Weissach, për t’ia ofruar mundësinë shokëve, miqve dhe dashamirëve të tij në mërgatë, që edhe ata ta kenë rastin t’ia shprehin ngushëllimet e tyre për babanë.

Image

Nuk e ke asnjë mundësi të mos i shkruash me këtë rast, sikur edhe në rastet e mëparshme, disa fjalë për njeriun, atdhetarin dhe aktivistin e palodhur për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, për z. Shaban Bobajn, i cili qysh nga koha e rinisë së tij, i edukuar nga i atij në frymën patriotike dhe atdhetare, sidomos qëkur si i ri u detyrua ta merr rrugën e gyrbetit për shkak se ishte i përndjekur nga regjimi fashist-hegjemonist serbo-komunist-jugosllav, i cili asnjëherë dhe për asnjë çast nuk iu nda aktivitetit kombëtar për çlirimin e Kosovës nga kthetrat e ish Jugosllavisë (mbi 18 vite Shabani nuk kishte mundur ta shihte familjen e tij në Kosovë). Sepse, Shabani së bashku me heroin e kombit Jusuf Gërvalla, e më pas nga viti 1990 së bashku me Hafiz Gagica dhe qindra atdhetarë tjerë, brenda Degës së LDK-së në Gjermani, do e jep kontributin e tij tepër të madh për lirinë e Kosovës, duke mos kursyer asgjë nga mundi dhe djersa e tij e rënd prej mërgimtari dhe atdhetari të madh, duke punuar natë e ditë që Kosovën tash sheh të lirë dhe të pavarur.

Historia e LDK-së në Gjermani si dhe vëllimi i kontributeve personale dhe familjare për lirinë dhe pavarësinë e saj e Kosovës, nuk mund të jetë e plotë, të shkruhet dhe të jetë gjithëpërfshirëse pa emrin, punën, angazhimin dhe kontributin e pakufi të atdhetarit dhe patriotit, Shaban BOBAJ..!!

Pra, për t’i shprehur ngushëllime për babanë, dje kishin ardhur në këtë të Pame, me qindra bashkatdhetarë nga të gjitha anët e Gjermanisë, në mesin e të cilëve ishin aktivistët e çështjes kombëtare; Emrush Çekaj, Nezir Fejza, gaztari Halil Rrustemaj, poeti Mentor Thaqi, Hysni Bajselmani, Idriz Zeqiraj, Fazli Hajdaraj, Maxhun Smajlin, Ruzhdi Veseli, Shaban Mehmeti, Xhafer Kosumi si dhe qindra të tjerë që erdhën për t’i shprehur ngushëllime dhe sado pak për t’ia lehtësuar dhimbjen Shabanit dhe familjarëve të tij..!!

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës bacës Destan dhe familjes së Shabanit i ardhshim për gëzime në rastet tjera, ishin shprehjet dhe dëshirat e gjithë ngushëlluesve në pamjen e djeshme në qytetin Weissach të Gjermnaisë!

 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test