Babë e bijë nga Kosova vdesin në një aksident trafiku në Gjermani

Gjermania

Babë e bijë nga Kosova vdesin në një aksident trafiku në Gjermani

Nga: P.R Më: 16 korrik 2018 Në ora: 22:49
Foto nga aksidenti

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur sot në Gjermani, në afërsi të Dunningenit, ku një 26 vjeçar nga Kosova dhe vajza e tij 4 vjeçare kanë mbetur të vdekur, ndërsa vajza tjetër është në rrezik për jetën, e cila është bartur me helikopter në Spitalin e Freiburgut.

Mediat gjermane shkruajnë, se  BMW-ja, të cilën po e ngiste shqiptari nga Kosova  është përplasur në mënyrë ballore me një kamion.

Aksidenti tragjik ndodhi të hënën në mëngjes në orën 11 në rrugën kryesore pranë daljes Dunningen East: BMW u përplas kokë me kokë me një kamion. Makina e 26-vjeçarit kishte ardhur në korsinë e kundërt dhe u godit rëndë ballë për ballë me kamionin. Shoferi erdhi nga drejtimi i Hochwald, ndërsa kamioni i përfshirë nga Schramberg. Si rezultat i përplasjes, shoferi i makinës vdiq në vendin e aksidentit, shkruan media gjermane schwarzwaelder-bote.de, përcjellë “Bota sot”. Media  merr vesh se viktimat janë nga komuna e Deçanit.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat