Identifikohen shqiptari nga Kosova 26-vjeçar dhe vajza e tij që ndërruan jetë në Gjermani - Bota Sot
Identifikohen shqiptari nga Kosova 26-vjeçar dhe vajza e tij që ndërruan jetë në Gjermani

Gjermania

E diel, 21 tetor 2018

Identifikohen shqiptari nga Kosova 26-vjeçar dhe vajza e tij që ndërruan jetë në Gjermani

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 15:44
Pamje nga aksidenti

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjermani, në afërsi të Dunningenit, ku një 26-vjeçar nga Kosova dhe vajza e tij 4-vjeçe kanë mbetur të vdekur, ndërsa vajza tjetër është në rrezik për jetën dhe është bartur me helikopter në Spitalin e Freiburgut.

Mediat gjermane shkruajnë, se vetura e tipit BMW, të cilën po e ngiste shqiptari nga Kosova, është përplasur në mënyrë ballore me një kamion.

Aksidenti tragjik ndodhi të hënën në mëngjes në orën 11 në rrugën kryesore pranë daljes Dunningen East: BMW u përplas kokë me kokë me një kamion.

Shqiptari nga Kosova 26-vjeçar është identifikuar. Ai është Valon Memaj nga Deçani, ndërkaq vajza e tij 4-vjeçare që po ashtu ndërroi jetë është L.M.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test