Nuk ka asnjë shqiptarë të përfshirë në sulmin në Gjermani - Bota Sot
Nuk ka asnjë shqiptarë të përfshirë në sulmin në Gjermani

Gjermania

E martë, 16 tetor 2018

Nuk ka asnjë shqiptarë të përfshirë në sulmin në Gjermani

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi ka thënë se në incidentin me thikë në një autobus në Gjermani, nuk ka pasur shqiptarë.

Ajo ka thënë se kanë qenë në kontakt me ambasadën e Kosovës në Berlin dhe nga atje kanë marrë informacione se nuk ka pasur shqiptarë në autobus.

"Sipas informata që i kemi nga ambasada jonë në Berlin, në incidentin e lartpërmendur nuk ka pas fare shqiptarë në atë autobus", tha Vuniqi.

Një njeri i armatosur me thikë ka sulmuar sot pasagjerët e një autobusi në Lubecck të Gjermanisë.

Paraprakisht mendohet se janë të paktën 15 persona të plagosur, shifër që mund të rritet në orët në vijim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test