Ndërroi jetë ish Veprimtari Ali Isufi!

Gjermania

Ndërroi jetë ish Veprimtari Ali Isufi!

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 23:56
Shoqata Dardania në Lennestadt!

Edhe pse ditë pune, shumë bashkëkombas erdhën në Shoqatë. I shprehnin ngushëllime njëri – tjetrit. Evokonin kujtime nga e kaluara nga takimet me tashmë të ndjerin Ali Isufin.

A ju kujtohet kur na qoi me lypë punë, kur na qonte me ble, kur na morri nga vendi ku erdhëm për herë të parë, kur vinte për 3 përqindësh, për ndihma humanitare, protesta, etj. etj. U dëgjuan këto sonte në lokalet e Shoqates Dardania pothuaj në secilën tavolinë. E pra kush ishte ky person që mblodhi nga gjithë rrethina,nga Olpet, madje z. Ejupi kishte ndërpre punën në Essen(mëse 150 km) dhe kishte ardhë ekstra për këtë rast.

Image
Ali Isufi!

Ali Isufin, i lindur në Shtitaricë të Vushtrrisë, migron në Gjermani në vitet 70-ta. Në vitet 90-ta nga Kosova largohen shumë popullata, e sidomos Rinia. Më të madhe vijnë në Gjermani. Aliu ndihmoi shumë në vendosjen dhe sistemimin e tyre këtu. U ndihmoi në gjitha drejtimet, dhe ishte shumë i afërt me të ardhurit. Më fillimin e organizimit zyrtar, dhe legal të institucioneve nga Kosova, Aliu kyqet dhe bëhet njëri ndër themeluesit e Aktivit të LDK-së në Kirchhundem, pastaj edhe në komisionet e atëhershme qeveritare(Qeverisë në ekzil). Ishte bartës i qdo aksioni në mesin ku jetonte, dhe i kryente detyrat më përgjegjësi e devotshmëri të nivelit më të lartë. Ndihmoi për qështje organizative në gjitha lamitë si;ndihma humanitare, kryerje e obligimeve ndaj Qeverisë, organizim për protesta, manifestime, hapja e shkollës me mësim plotësues etj. Aliu veproi pa u lodhur kurrë nga fillimi i organizimeve, deri më përfundimin e luftës. Kjo ishte edhe synimi i tijë, të veproi me organet legjitime të shtetit, andaj me përfundimin e luftës, edhe institucionet pushuan së vepruari në Gjermani, ngase u barten në Kosovë.

Veprimtari Ali Isufi, sot pas një sëmundje të rëndë  ndërroi jetë. Sot u nisë për Kosovë, por jo si herat tjera. Sot u nisë të pushoi përgjithmonë atje ku shkonte me dëshirë të madhe. U nisë për atje ku gjithë qenien e tijë e vuri në shërbim, vetëm e vetëm që një ditë të frymoi lirshëm. Kësajë here u nisë për atje, që të pushoi përgjithmonë, që të mos këthehet më.

Sonte bashkon basit mbajtën në duar dhuratën që vetë Aliu e dha në Shoqatë me rastin e hapjes para shumë vitesh EMBLEMAT SHQIPTARE (shihe foton).

Sot bashkëkombasit nga Shoqata DARDANIA ndjejnë dhimbje për mikun e tyre. Debatojnë për organizim të një dite të pame në Shoqaten tonë. Kjo do pason pas këthimit të familjarëve nga Kosova.

Lavdi Ali Isufi, pushosh i qetë në tokën e Kosovës, që e deshte aq shumë,që bëre shumë për te.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat