Ndërroi jetë ish veprimtari Ali Isufi! - Bota Sot
Ndërroi jetë ish veprimtari Ali Isufi!

Gjermania

E diel, 18 nëntor 2018

Ndërroi jetë ish veprimtari Ali Isufi!

Nga: Jakup Gerguri Më: 11 shtator 2018 Në ora: 10:27
Ali Isufi në Shoqatën Dardania në Lennestadt

Pikëllim në Shoqaten Dardania në Lennestadt!

Edhe pse ditë pune, shumë bashkëkombas erdhën në Shoqatë. I shprehnin ngushëllime njëri – tjetrit. Evokonin kujtime nga e kaluara nga takimet me tashmë të ndjerin Ali Isufin. A ju kujtohet kur na qoi me lypë punë, kur na qonte me ble, kur na morri nga vendi ku erdhëm për herë të parë, kur vinte për 3 përqindësh, për ndihma humanitare, protesta, etj. etj. U dëgjuan këto sonte në lokalet e Shoqates Dardania pothuaj në secilën tavolinë. E pra kush ishte ky person që mblodhi nga gjithë rrethina,nga Olpet, madje z. Ejupi kishte ndërpre punën në Essen(mëse 150 km) dhe kishte ardhë ekstra për këtë rast.

Ali Isufin, i lindur në Shtitaricë të Vushtrrisë, migron në Gjermani në vitet 70-ta. Në vitet 90-ta nga Kosova largohen shumë popullata, e sidomos Rinia. Më të madhe vijnë në Gjermani. Aliu ndihmoi shumë në vendosjen dhe sistemimin e tyre këtu. U ndihmoi në gjitha drejtimet, dhe ishte shumë i afërt me të ardhurit. Më fillimin e organizimit zyrtar, dhe legal të institucioneve nga Kosova, Aliu kyqet dhe bëhet njëri ndër themeluesit e Aktivit të LDK-së në Kirchhundem, pastaj edhe në komisionet e atëhershme qeveritare(Qeverisë në ekzil). Ishte bartës i qdo aksioni në mesin ku jetonte, dhe i kryente detyrat më përgjegjësi e devotshmëri të nivelit më të lartë. Ndihmoi për qështje organizative në gjitha lamitë si;ndihma humanitare, kryerje e obligimeve ndaj Qeverisë, organizim për protesta, manifestime, hapja e shkollës me mësim plotësues etj. Aliu veproi pa u lodhur kurrë nga fillimi i organizimeve, deri më përfundimin e luftës. Kjo ishte edhe synimi i tijë, të veproi me organet legjitime të shtetit, andaj me përfundimin e luftës, edhe institucionet pushuan së vepruari në Gjermani, ngase u barten në Kosovë.

Veprimtari Ali Isufi, sot pas një sëmundje të rëndë  ndërroi jetë. Sot u nisë për Kosovë, por jo si herat tjera. Sot u nisë të pushoi përgjithmonë atje ku shkonte me dëshirë të madhe. U nisë për atje ku gjithë qenien e tijë e vuri në shërbim, vetëm e vetëm që një ditë të frymoi lirshëm. Kësajë here u nisë për atje, që të pushoi përgjithmonë, që të mos këthehet më.

Sonte bashkon basit mbajtën në duar dhuratën që vetë Aliu e dha në Shoqatë me rastin e hapjes para shumë vitesh EMBLEMAT SHQIPTARE (shihe foton).

Sot bashkëkombasit nga Shoqata DARDANIA ndjejnë dhimbje për mikun e tyre. Debatojnë për organizim të një dite të pame në Shoqaten tonë. Kjo do pason pas këthimit të familjarëve nga Kosova.

Lavdi Ali Isufi, pushosh i qetë në tokën e Kosovës, që e deshte aq shumë, që bëre shumë për te.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test