Portrete sportistësh të suksesshëm shqiptar në botë

Gjermania

Portrete sportistësh të suksesshëm shqiptar në botë

Nga: Sabit Abdyli Më: 17 shtator 2018 Në ora: 08:57
Korab Kabashi me trajnerin e tij pas shpallje kampion

Në finalen e sportit luftarak të quajtur Taekwondo të mbajtur në qytetin Mandeburg të Gjermanisë me 15 shtator 2018 shqiptari i lindur dhe i rritur në Gjermani në familjen sportistësh Kabashi me origjinë nga Kosova u shpall kampion i Gjermanisë.

Korab Kabashi u lind në Gjermani në vitin 1998 në familjen Kabashi nga Istogu (Kosovë), familje kjo, që kish rritë kampionin e botës në kick boks Besim Kabashin (tashmë i ndjerë).

Në moshën 5 vjeçe prindërit e regjistrojnë në klubin e sportit luftarak  Taekwondo. Që në fillim Korabi tregoi potencial të shkëlqyeshëm për sportin e përmendur. Aftësitë luftarake e të suksesit Korabi i tregoi së pari në mesin e shokëve të klubit. Në vitin 2010 në garat për kampion të Republikës Hessen të Gjermanisë Korabi shpallët kampion i Republikës për grupmoshat e tij, duke bë me dije kështu rrugëtimin e sigurt drejt titujve tjerë.

Kabashi asnjëherë nuk u ndal dhe falë punës me përkushtim, vullnetit, talentit të tij e ndihmesës në ushtrime etj. të vëllait Arlindit, motrës Ajlines gjithashtu sportistë me emra të njohur në Republikën e Hessen-it arriti të shpallet këto ditë edhe kampion  i Gjermanisë në Taekwondo, në kategorinë deri në 68 kg. duke na bërë krenar gjithë shqiptarët dhe treguar se kemi rini të shëndosh me potencial të madh për arritje të mëdha, vetëm na duhet punë, disiplinë e rregull. Vlen të përmend këtu se Korabi  edhe si nxënës është i shkëlqyeshëm. Fitore e suksese pafund Korabit!

Image
Korabi me idhullin e tij Besim Kabashin kampion bote ne kick boks
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat