Shoqata “7 Shtatori“ nga Wuppertal shënoi diten e shpalljes së Deklarates Kushtetuese dhe ditën e themelimit të shoqatës - Bota Sot
Shoqata “7 Shtatori“ nga Wuppertal shënoi diten e shpalljes së Deklarates Kushtetuese dhe ditën e themelimit të shoqatës

Gjermania

E hënë, 22 tetor 2018

Shoqata “7 Shtatori“ nga Wuppertal shënoi diten e shpalljes së Deklarates Kushtetuese dhe ditën e themelimit të shoqatës

Nga: Jakup Gërguri Më: 17 shtator 2018 Në ora: 17:04
Shoqata “7 Shtatori“ nga Wuppertal

Tubimin e hapi Kryetari i Shoqates z. Arben Gashi. Pasi përshëndeti të pranishmit, musafirët e ftuar, z. Gashi shpjegoi edhe historiatin e shoqates në mënyrë kronologjike. Dita e shpalljes së Deklarates Kushtetuese në Kaqanik më 7 shtator 1990,ishte e rëndësisë së veçantë theksoi Gashi. Ajo ishte bazamenti i shtetësisë së Kosovës. Jemi shumë krenar që shoqata jonë bartë emrin e këtijë akti madhor të asajë kohë. Më 28.10.1990’një grup bashkatëdhetarësh, u mblodhën  dhe themeluan

 Shoqaten, zgjedhën Kryesinë e parë. Që nga ajo ditë e deri më sot Shoqata nuk pushoi kurrnjëher së vepruari. Përmes kësaj Shoqate u bë organizimi në gjitha sferat për të mirë të vendit. Këtu u bë aktivitet nga gjitha subjektet e sidomos Lidhja Demokratike e Kosovës (në atë kohë si Lëvizje gjithë shqiptarë.,komisionet qeveritare të Qeverisë në ekzil, u organizuean aksione për ndihma humanitare, u organizues shkolla në mësim plotësues në gjuhën shqipe,dhe shumë e shumë aktivitete tjera.   Pastaj Kryetari i Shoqates z. Arben Gashi i bëri edhe një falënderim të veçantë ish Kryetarit, dhe aktivistit e Veprimtarit të devotshëm të këtij mesi z. Behgjet Muqollit. Pasi z. Muqollit këtyre ditëve u pensionua, i urojmë pensionim, dhe e falënderoi nga zemra në emër timin dhe gjithë Shoqates theksoi z. Gashi. Për falënderim për punën e bërë z. Muqollit ju dha edhe mirënjohje nga Shoqata, dhe disa dhurata modeste.

Z. Behxhet Muqolli falënderoi Kryetarin dhe të pranishmit (paksa emocional), dhe bëri një përshkrim në pika të shkurta për veprimtarinë e Shoqates, të cilës i priu mëse 15 vite. Z. Muqolli premtoi se do jem më juve edhe në të ardhmen, dhe bëri edhe ca propozime konkrete për punën në të ardhmen.  

Nga musafirët të pranishmit i përshëndeti z. Jakup Gërguri Kryetar i Nëndeges së LDK-së për NRW. Pasi u uroi 7 shtatorin, ai falënderoi Shoqaten për bashkëpunim, që kurrnjëher nuk ka munguar deri sot, dhe ish[JG1] te shumë korrekt. Për këtë z. Gërguri ndau një Mirënjohje për Sho qaten, dhe një për z. Behxhet Muqolli, të cilën ia dorëzoi z. Qazim Bajgoraliu – ish Kryetar i Degës së LDK-së për Gjermani. Edhe ai falënderoi të pranishmit, gjithë shoqatën dhe z. Behxhet  Muqolli për bashkëpunim të ngushtë. Para të pranishmëve u paraqit e mësuesi në Wuppertal me mësim plotësues në gjuhën shqipe z.Sami Thaqi. Edhe ai evokoi një sërë kujtimesh nga veprimtaria në Shoqatë. Për këtë mbrëmje festive, në lokalet e shoqatës për argëtim të pranishmëve u kujdes këngëtari Ismet Zabeli me grupin e tijë. Ishte një interesim bukur i madhe i basjkatëdhetarëve për këtë festë, andaj mbetet detyrë e Kryesisë që ta zgjerojnë  e Shoqates , gjë të cilën e kanë planifikue javën në vazhdim.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test