Babai shqiptar në Gjermani kërcënon të hedhë fëmijën nga ballkoni, dalin detaje të reja

Gjermania

Babai shqiptar në Gjermani kërcënon të hedhë fëmijën nga ballkoni, dalin detaje të reja

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 08:52
Shqiptari i arrestuar

Personi në foto është një 30-vjeçar shqiptar. Ai u arrestua nga policia gjermane mëngjesin e së mërkurës së 19 shtatorit në Krefeld, pasi kërcënoi të hidhte fëmijën e tij nga ballkoni i një qendre strehimi refugjatësh ku jetonte.

Veprimi ekstrem i shqiptarit erdhi pasi në derën e tij trokiti një punonjës i Zyrës së Jashtme të Krefeldm, që bashkë me dy oficerë të policisë kishin shkuar për të dëbuar familjen e tij prej 5 anëtarësh. 

Sipas policisë, fillimisht 30-vjeçari u kishte drejtuar një thikë dhe kishte kërcënuar zyrtarët. Edhe gruaja e tij ishte bërë agresive dhe donte të mbronte burrin e saj duke qëndruar me një nga fëmijët mes tij dhe oficerëve të policisë.

Për këtë arsye, punonjësit e policisë dhe punonjës i Zyrës së Jashtme u larguan fillimisht nga banesa. 

Menjëherë më pas, babai kishte shkuar me një nga fëmijët e tij të moshës midis 2 dhe 5 vjeç në ballkonin e katit të tretë të ndërtesës dhe kishte kërcënuar  se do të hidhte fëmijën nga lartësia.

Megjithatë, 30-vjeçari e kishte më tepër kërcënim në kushtet e dëshpërimit, pasi nuk e hipi për asnjë moment fëmijën mbi kangjellat e ballkonit, sipas policisë. 

Image
Dëbimi i familjes i pashmangshëm 

E gjithë zona u bllokua dhe u kërkua një Komandë e Forcave Speciale. I riu shqiptar  u arrestua nga oficerët. Nuk pati të lënduar në operacion sipas policisë. Zyra e mbrojtjes së të rinjve i mori fëmijët në paraburgim. Nëna u pyet nga policia të mërkurën pasdite.

Sipas njoftimit për shtyp të bashkisë së qytetit, zyra e emigracionit pritet të aplikojë për dëbim të 30-vjeçarit. Dëbimi i familjes më parë ishte vendosur nga Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët.

"Qyteti i Krefeld nuk ka fuqi diskrecion në këtë rast - veçanërisht tani që familja i ka shteruar të gjitha mjetet juridike pa sukses. Kështu që familja nuk ka shanse të fitojë të drejtën për të qëndruar në Gjermani" thanë zyrtarët.

Zyrtari Departamentit të Migrimit dhe Integrimit: Rasti i pazakontë

Në një intervistë për Westdeutsche Zeitung, Andreas Pamp, Shefi i Departamentit të Migracionit, analizon incidentin.

Kreu i ri i Departamentit të Migrimit dhe Integrimit kaloi disa orë të mërkurën në mëngjes për të mbledhur informacione nga stafi i tij mbi rastin dramatik. Ai e përcaktoi si një situatë e jashtëzakonshme.

Z. Pamp, si janë punonjësit tuaj pas këtij incidenti?

Një situatë e tillë nuk është e zakonshme dhe ekstreme.

A ishte dëbimi i pashmangshëm?

Dëbimi i planifikuar është një vendim i Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët, të cilën qyteti i Krefeld duhet ta zbatojë dhe kështu nuk ka diskutim. Të gjitha mjetet juridike u shteruan nga të prekurit, por nuk ishin të suksesshëm. Kështu, familja nuk ka shanse për të drejtën e qëndrimit në Gjermani.

Si e vlerësoni faktin se deportimet sipas legjislacionit të ri të azilit po shkojnë pa paralajmërim?

Kjo është ajo që thotë ligjvënësi. Në raste të tjera, megjithatë, proceset kanë shkuar shumë më të qeta. Megjithatë, është e qartë se situata për njerëzit është shumë emocionale dhe pjesërisht e ngarkuar.

A janë kryer deportimet edhe në prani të punonjësve të Zyrës së Rendit Publik dhe policisë?

Kjo është një procedurë e standardizuar të cilën ne e përdorim kur jemi të detyruar të kryejmë një deportim sepse njerëzit më parë kanë refuzuar të largohen vullnetarisht.

Çfarë ndodh më pas me familjen?

Zyra e emigracionit pritet të aplikojë për dëbim e babait.  Ndërsa lidhur me gruan dhe fëmijët po diskutohet mes departamenteve përgjegjëse sesi do të rakordohet duke analizuar dhe ligjin e emigracionit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat