Akademi përkujtimore për ministrin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqin - Bota Sot
Akademi përkujtimore për ministrin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqin

Gjermania

E hënë, 22 tetor 2018

Akademi përkujtimore për ministrin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqin

Nga: Maxhun Smajli Më: 27 shtator 2018 Në ora: 19:56
Kolonel Ahmet Krasniqi

Me rastin e 70-të vjetrorit të lindjës dhe 20-të vjetorit të vrasjes së Ministrit të parë të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqit, Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega ne Gjermani, në bashkorganizim me Nëndegën e LDK-së për Niedersachsen, organizojnë Akademi Përkujtimore me 30 shtator 2018, duke filluar në orën 13.00, në adresën; Am Stockhof 2a, 31785 Hameln.

Në këtë Akademi Përkujtimore pjesmarrjen e tyre e kanë konfirmuar, Prof.Dr. Avdullah Hoti, Anëtar i Kryesisë së LDK-s dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës,  Anton Çuni, Anëtar i Kryesisë së LDK-së dhe Deputet në Parlamentin e Kosovës dhe Muharrem Sfarça, Anëtar i Kryesisë së LDK-së dhe Kryetar i Degës së LDK-së në Ferizaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test