LDK në Gjermani përkujton kolonel Ahmet Krasniqin - Bota Sot
LDK në Gjermani përkujton kolonel Ahmet Krasniqin

Gjermania

E hënë, 22 tetor 2018

LDK në Gjermani përkujton kolonel Ahmet Krasniqin

Nga: Abaz Imeri Më: 12 tetor 2018 Në ora: 22:58
LDK në Gjermani

Në qytetin Hameln, afër Hanoverit, Nëndega e LDK-së së Saksonisë së Ulët (Niedersachsen) në bashkëpunim me Degën e LDK-së për Gjermani përkujtoi para disa dite Kolonel Ahmet Krasniqin, Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Në këtë Akademi përkujtimore muarën pjesë dr. Avdullah Hoti, anëtar i Kryesisë së LDK-së, shef i Grupit parlamentar të LDK-së dhe kryetar i Degës së LDK-së në Rahovec, Anton Quni, , anëtar i Kryesisë së LDK-së dhe deputet nga radhët e LDK-së në kuvendin e Kosovës, Muharrem Sfarqa, anëtar i Kryesisë së LDK-së dhe kryetar i Degës së LDK-së në Ferizaj, familjar të Kolonel Krasniqit, të Sali Çekaj dhe të Smajl Hajdaraj, përfaqësues nga Dega e LDK-së për Benelux dhe përfaqësues të Nëndegëve të LDK-së nga e gjithë Gjermania.

Edhe me këtë rast u vlerësua lart figura e Kolonelit Ahmet Krasniqit dhe kontributi i tij i çmuar në zhvllimin e luftës kundër pushtuesit serb dhe fitoren përfundimtare të arritur edhe me ndihmën e aleatëve tanë NATO-s dhe Bashkimit Europian, të cilët koloneli i vlerësonte si vendimtar dhe pa të cilët synimi ynë do të ishte i pamundshëm. Mjerisht, si shumë herë në historinë tonë të hidhur, në momentet kyqe të rrugëtimit tonë drejt lirisë, dora tradhtare e dirigjuar nga agjentura serbe, me aktin makaber të 21 shtatort 1998, bëri që koloneli të mos mund t`a shof të jetësuar ëndrrën e tij – formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe Pavarësinë e saj. Edhe nga kjo Akademi iu bë thirrje shtetit shqiptar që të merret seriozisht me vrasjen e Kolonel Ahmet Krasniqit pasi që ky është edhe obligim ligjor, kombëtar dhe ndërkombëtar i organeve të drejtësisë së Shqipërisë.

Image

Para fillimit të kësaj Akademie u mbajt edhe mbledhja e Kryesisë së Degës së LDK-së për Gjermani e në të cilën mori pjesë edhe Delegacioni i LDK-së të prirë nga prof. dr. Avdullah Hoti. Në këtë takim u çmua lart roli i mërgatës, veçmas asaj nga Gjermania, ku jeton numri i më i madh i saj, dhënë gjatë viteve të aktivitetit tonë në arritjen e pavarësisë. U thekësua domdoshmërisht nevoja e organizimit të degës së LDK-së në Gjermani dhe të punës së përbashkët me qëllim që të njifen për së afërmi kërkesat dhe nevojat e veprimtarëve dhe mërgatës në përgjithësi.

Anëtarsia e kësaj dege do të angazhohet duke dhënë kontributin e saj të veçant për të tejkaluar gjendjen në të cilën gjendet sot vendi ynë, për të krijuar mundësitë që LDK-ja, në zgjedhjet të cilat do të mund të ndodhnin,  të arrijë të krijon e qeverinë, e cila do t`a bënë  Kosovën shtet serioz e partner të besueshëm ndërkombëtar, drejt NATO-s dhe Bashkimit europian.

Dega e LDK-së së Gjermanisë

Abaz Imeri, Nënkryetar

Blerim Hajdaraj, Nënkryetar

Isa Shabani, Sekretar

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test