“Kur dikush mëson gjuhën e huaj, ka mundësi të mësojë më mirë gjuhën e tij” - Bota Sot
“Kur dikush mëson gjuhën e huaj, ka mundësi të mësojë më mirë gjuhën e tij”

Gjermania

E premte, 16 nëntor 2018

“Kur dikush mëson gjuhën e huaj, ka mundësi të mësojë më mirë gjuhën e tij”

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 14 tetor 2018 Në ora: 12:17
Pamje nga kryesia e punës të Akademisë, promovimit të veprave letrare dhe ekzekutimi e një pike muzikore

Në Akademinë dhe Festivalin poetik tradicional që u mbajte ambientit e hotelit “Garden” në Gjermani morën pjesë tridhjete krijues  letrar dhe mysafiret nga Gjermania, Zvicra, Franca, Austria, Belgjika, Greqia, Italia, Kosova dhe Shqipëria. Të pranishmit patën rastin të njihen me botimet dhe prezantimet e titujve të rijnë, nga krijuesit në mërgim dhe shumë aktivitet tjera.

Në qytetin Iserlohn të Gjermanisë, nën organizimin e Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, u mbajtur, Akadedmia  dhe Festivali Pooetik tradicional kushtua figurës sonë të mirënjohur historike Gjergj Kastriotin, përkujtimin e  50-vjetorin  të demonstratave kombëtare në Prishtinë dhe Kosovë, nën tutelen e Jugosllavisë komuniste dhe Festivalit  te -V-të tradicional letrar, ”Nëntori Poetik - 2018".  Në këtë event morën pjesë krijues nga Gjermania, Zvicra, Franca, Austria, Belgjika, Greqia, Italia, Kosova dhe Shqipëria. Evenimenti Letrar, i Lidhjes te krijuesve shqiptare në mërgatë i cili u mbajte  në ambientet e Hotelit Garden të qytetit  Kampus. Këtë event të rëdësishëm  e përshëndeti zavendes Ministri i Minitrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Isni Kilaj. Gjersa me ftesen e koordinatorit të këtij evenementi,  Musa Mulolli. Takimin e përshëndeti edhe Cemile Giousouf, ish deputete në Bundestagun Gjerman, nënkryetare dhe kryetare e Forumit të Gruas në partinë e CDU-s për Hagen dhe z.Anduena Stephan, Ambasadore nderi e Republikës së Shqipërisë në Gjermani dhe Kryetare e Shoqatës "Idel"! 

Ketë Akademi dhe Festival  Poettik Tradicional e hapi me një fjalë rasti, kryetari i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë,  Hasan Qyqalla, i cili në mes tjerash tha: " Të dashur krijues, artdashës, të nderuara zonja dhe zotrinjë dhe pjesemarres tjere  ju falënderomë për rrugët e gjata që keni bërë  ju të mërgatës  shqiptare  që të merrni pjesë  ne këtë akademi për çka ju jemi mirënjohës për kontributin dhe pjesëmarrjen tuaj.  

Image
Ministri i Min. Diasporës dhe Investimeve strategjike Isni Kilaj me një grup pjesëmarrësish

"E veçanta falënderuese është, se shtetet perëndimore e mbështeten dhe ndihmuan në çdo fushë kombin shqiptar...

Duke lexuar kohë më parë Gëten, apostrofoj këtë citat:"Kur dikush mëson një gjuhë të huaj, ka mundësi të mësojë më mirë gjuhën e tij amtare".  E veçanta është, se shtetet perëndimore e kanë mbështetur dhe ndihmuar në çdo fushë kombin shqiptar, duke e apostrofuar sidomos shtetin me kulturë të lashtë dhe demokraci të moderuar, Gjermaninë! Edhe sot jemi në hapësirën gjeografike të këtij shteti mik, që na mundëson kultivimin e artit, kulturës, gjuhës, e të tjera, pa harruar edhe sistemimin dhe integrimin e shoqërisë gjermane!                                                      

Pjesa e parë të kësaj Akademie u hap me kumtesat kushtua Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, përgatitur nga studiuesi lezhjanë prof . Paulin Zefi nga Shqipëria dhe studiuesi   mr. Murat Ajvazi, që jeton e vepron në Zvicër. Më pastaj, një elaborim kronologjik të ngjarjeve të Kosovës, që nga muaji tetori  vitit 1968 e deri të shpallja e Pavarësisë së Kosovës , e paraqiti disidenti, gazetari e veprimtari i mirënjohur i çështjes kombëtare,  Mrtin Çuni. Programi, edhe pse ishte mjaft i ngjeshur në këtë akademi, me disa pika muzikore i përcjell me zëri magjik i këngëtarit të mirënjohur, z. Driton Gashi, shoqëruar me kitarë. Pjesa e dytë e kësaj akademie u përcjell me  orën letrare, ku me punimet e tyre u  defiluan rreth tridhjetë krijues letrare nga diaspora shqiptare. Juria në përbërje: Avni Alija, Mentor Thaqi dhe Muharrem Blakaj, vlerësuan poezitë e lexuara me shifra. Gjatë periudhës kur Juria vazhdoi me punën rreth vlerësimeve të poezive, të pranishmit patën rastin të njihen me botimet dhe prezantimet e titujve të rijnë, nga krijuesit në mërgim, si:  Antologjia "Moti i madh", me autorë Hasan Qyqalla dhe Fran Tanushi, botoi Lidhjes të Krijueseve Shqiptarë në mërgatë, "Shkalla e diellit" nga Fran Tanushi, "Mon Kosova" nga Musa Jupolli, "Paraardhësit" nga Muharrem Blakaj, "Trungu" nga Mentor Thaqi, Albumi Poetik i Martin Camaj nga Mynihu!   Pas një pune mjaft të vështirë, më në fund Juria vlerësoi  poezitë me tituj: "Pena e artë - Martin Camaj" - punim dore prej arit, dhuratë nga  Sokol Ahmetaj nga Parisi, shpërblimi vjetor ju dha poetit  Musa Jupollit  mërgimtarë nga Franca; "Shpërblimi vjetor i Lidhjes të Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë  iu nda poetit t të mirënjohur  Neki Lulaj  "Kongresi i Manastirit" krijuesit Sead Ramadani, "Nëntori Historik" poetit Fran Tanushit; "Pavarësi e Kosovës" disidentit e krijuesit të mirënjohur Martin ÇuniI, "Shpërblimi i Publikut" krijueses nga Tirana Arianita Hoxha dhe "Shpërblimi i Jurisë" iu dha z. Gani Byty?it nga Zvicra.                      

Image
? Për punimet me cilësore letrare në Akademinë dhe festivalin poetik u ndanë mirënjohje, diploma dhe shpërblime të tjera

Në Akademi u mbajte ora letrare dhe të pranishmit njohën me titujt e botimeve të reja nga krijuesit në mërgim

Në fund, me vendim unanim të Lidhje të Krijuesve Shqiptarkë në Mërgatë,  kryesia shpalli anëtar nderi Ilir Mulaku! Ndërkaq me dekorata  u nderuan Anduena Stephan, Sokol Ahmetaj dhe prof. Paulin Zefi, ndërkaq me mirënjohje u nderuan pjesëmarrësit:  Arianita Hoxha, Musa Mulolli, Drita Nikoliqi-Binaj, Halil Rrustemaj-gazetar, Driton Gashi-artist, Murat Ajvazi-studjues, Shefqet Podvorica, Selajdin Gashi, Avni Bellaina, Nazmi Rudari Milazim Kajtazi dhe Nazmi Rudari. Sipas analizave dhe vlerësimeve të përgjithshme, erdhëm në përfundim se edhe ky eveniment i rëndësisë së veçantë realizoi me përpikëri synimet e parashtruara vetes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test