Promovime të reja letrare në Ofenbach Am Rain - Gjermani - Bota Sot
Promovime të reja letrare në Ofenbach Am Rain - Gjermani

Gjermania

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Promovime të reja letrare në Ofenbach Am Rain - Gjermani

Nga: Pal Sokoli Më: 18 tetor 2018 Në ora: 22:37
Gjermani

Të dashur anëtarë të Lidhjes Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë ne Gjermani, të dashur dashamirë të fjalës se shkruar shqipe.

Në kuadër të ditëve të Librit më dt.13.10.2018 në Panairin e Librit në Frankfurt është bërë traditë qe të prezantohën krijuesit qe kryesisht kanë botuar Libra nga të gjitha trevat tona shqiptare. Në Stendat e Republikës së Kosovës përfaqësonte Shtëpia botuese “Buzuku” e Abdullah Zenelit, pastaj më shumë pak tituj të Librave në gjuhën shqipe ishte edhe një Shtëpi botuese nga Shqipëria dhe Stenda e Ministrisë se Kulturës se Maqedonisë veriore kishte pergjysmë Stendën me libra në të dyja gjuhët, shqipe dhe maqedone. Përveç Librave qe na ofrohen nga botuesit e përmendur është bërë traditë qe edhe krijuesit nga Gjermania dhe shtetet tjera europiane të prezantojnë botimët e tyre. Posaçërisht sivjet u prezantuan shumë autor nga mërgata por edhe nga Kosova.

Në kuadrin e kësaj feste të Librit qe në Frankfurt zgjatë tri ditë Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani se bashku me Shoqatën” Bashkimi Kombëtar” organizuam një Orë letrare në Qytetin e Ofenbach am Main. Promovuam veprat e shkrimtarit dhe veprimtarit, Martin Çuni, “ Universi i Jetës” dhe “ Lulet e Jetës”. Sead Ramadani promovoj përmbledhjen e tij të parë me poezi, ” Malli për Tokën” , pastaj Shaip Ademaj promovoj Librin e tij ”Vragë Kujtimi ”. Për Librin e z. Martin Çuni kisha pergaditur një recension të shkurtër unë dhe perveç tjerash po shkëpus një kapitull nga referimi im. “ Në poezinë e Martin Çunit, metafora dhe simbolet e tjera janë të përhapura sikur damarët e jetës ne gjithë veprimtarinë krijuese.” Jetë e furtunë”, “ Jetë për jetën”, “ Themele jete”, “ Universi i jetës”, ”Feniks në kalvar” ( lexo rilindje apo jetë e ri ardhur nga Kalvari), poezia e tij komunikative e brumosur nga përvoja e tij e që shpreh përjetime kritike ndaj qëndrimeve teorike dhe praktike, gjegjësisht retorike e letrare. Të gjithë krijimtarinë e tij e mbizotëron rigjenerimi i kuptimit, rigjenerimi i traditës dhe i të mirës se njerëzimit. Për veprimtarinë e tij ka gjithmonë çka të shkruhet dhe gjithmonë gjeni diçka të re, gjeni porosi, gjeni dashuri jo vetëm për shqiptarët por edhe gjithë universit qëllimmirë. Martin Çunit i urojmë shumë suksese në veprimtarinë e mëtutjeshme dhe urojmë qe të na dhuron vepra të tjera të vlefshme si kjo edhe në rrafshin letrar edhe kombëtar”. Për Librin e dytë të Martinit “Lulet e Jetës” foli poeti ynë Sadik Krasniqi, i cili e cilësoj si një libër me vlera historike dhe letrare të llojit të veçant. Pasi kishte analizuar disa nga poezitë e Martinit qe në fakt ju kishte drejtuar djalit të tij Agronit dhe bijës Teutës u ndal edhe të metaforat qe Martini kishte fshehur ndër këshillat për fëmijt e tij qe posa kishin bërë hapat e parë në jetë. Për këtë Libër foli edhe poetesha Sevëm Fetiqi, e cila u shpreh se këtë Libër e kishte lexuar me shumë kujdes dhe se i kishte lënë mbresa shumë të mira. Sevëmi lexoj edhe diçka të zgjedhur nga ky Libër. Spontanisht për Librin foli edhe shkrimtarja, këngëtarja dhe gazetarja e mirënjohur Valentina Saraqini. Shkrimtari i ri Edmond Mesuli kishte përgaditur një referim për Librin” Malli për Tokën” qe është Libri i parë i Sead Ramadanit.

“ Malli për Tokën është malli i një zemre të tharë, për atdheun, për Kodrat, për brigjet, për miqt, dhe gjithçka tjeter të shenjt qe ka lënë pas”. Edmondi theksoi se poezia e Sead Ramadanit është e distancuar nga klishetë, folklorizmi e barbarizmat”. Edmondi pasi përshkroi metaforat dhe simbolikën e poezive të Sead Ramadanit, lexoj disa rreshta qe edhe i komentoi e analizoi me pëkushtim dhe e lavdoi këtë vepër si një xhevahir i ri krijues. Valentina Saraqini u ndal shkurtimisht duke komentuar disa thënjë te referencës se Edmondit. Ajo uroj qe poetëve të mërgatës të mos ju mbetët peng fjala e lirë. Për Librin e Shaip Ademajt referuan Rrahman Tahiraj dhe Tefik Merovci , të cilet u munduan ta vlerësojnë si ne rrafshin narrativ ashtu edhe metaforik. Librat e tyre i prezantuan edhe mysafirët nga Kosova, Shkrimtari dhe artisti i njohur Çun Lajçi dhe Valentina Saraqini. Ata lexuan disa pasues nga veprat e tyre qe lidheshin drejt me jeten dhe perjetimet e tyre si në jetën e përditshme ashtu edhe per fatin e Atdheut. Z. Martin Çuni na evokoi disa përjetime nga jeta e tij 9 vjeçare në burgjet serbe pastaj edhe nga perjetimet e tij nga Lufta e fundit në Kosovë ku kishte marrë pjesë me ekipin Radio Kosova e lirë.
Pas te gjitha këtyre aktiviteteve nuk mund e mos e përmendim kontributin e aktivistëve të Shoqatës, ” Bashkimi Kombëtar” dhe Kryetarit të Lidhjes Shqiptare në botë- dega në Gjermani z. Sebastian Nuiqit të cilët me kontributin e tyre na servuan pijet, ushqimet dhe një mikpritje të ngrohtë për të gjithë të pranishmit. Pas përfundimit të Orës letrare ishte artisti i ynë i mirënjohur Çun Lajçi qe na bashkoi rreth tingujve të Sharkisë dhe grupi folklorik nga Ofenbachu dhe rrethina qe argëtuan të pranishmit me këngë nga folklori ynë.

Është respekti ndaj gjuhës sonë të bekuar dhe fjalës së shkruar qe bashkon krijuesit e të gjitha zhanrëve të artit tonë kombëtar nga të gjitha anët nëpër Europë dhe nga Atdheu. Situata politike në të dyja Shtetet tona nuk është e lakmueshme fare qe të na shërben si shtrat i rritës dhe zhvillimit të veprimtarive tona kudo jetojmë. Kjo po reflekton edhe të krijuesit tanë nëpër mërgatë e sidomos të disa krijues të cilët kado qe shkojnë bartin me veti provincializmin dhe izmat tjerë në mëndje dhe në vepër. Mua me vjen mirë personalisht se në radhët e Lidhjës sonë po aktivizohën anëtarë të rinj dhe po dalin edhe veprat e para me kujdesin dhe përkrahjen qe nuk do ta kursejm asnjëher sa të na japet mundësia, do ju promovojmë dhe publikojmë veprat pa anime. Nuk ju kemi zili asnjë shoqate simoter për veprimtarinë e tyre, por do të jua kemi zili dhe merzi për mosveprimtarinë e tyre. Ndarjet si me thikë të disa krijuesve qe nuk dalin jasht “kostumit të tyre të hekurt” dhe mbajnë krenarinë e të vetmuarit nuk ndihmojnë asgjë të mirë në artin dhe letersinë tonë.

Lidhja jonë se bashku me disa Shoqata të tjera simotra në Gjermani po bëjmë përgaditjet për manifestimin madheshtor për hirë të përvjetorit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut qe do të nbahët me dt. 1 dhjetor dhe do të marrin pjesë shumë figura eminente qe lidhen me historinë dhe jetën e Gjergj Kastriotit, qoftë me krijimtari apo edhe nga familja e shquar Kastrioti. Kështu Lidhja jonë sivjet do ta mbyllë këtë vit me katër manifestime artistike dhe letrare.

Me shumë respekt për të gjithë krijuesit tonë e sidomos për ata qe japin kontributin e tyre në realizimin e veprimatrive tjera të radhës. Përzemërsisht i juaj:

Pal Sokoli.(Kryetar i LSHAKSH-së ne Gjermani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test