Gjermani/ ‘Porosia’ e shqiptarit tronditi policët…

Gjermania

Gjermani/ ‘Porosia’ e shqiptarit tronditi policët…

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 12:08
Kamioni është ndaluar nga policia gjermane në Hessen

Policët gjermanë të një patrulle rrugore kanë “shqyer sytë”, pasi kanë ndaluar dhe parë se çfarë mbante si ngarkesë një kamion në karrocerinë e tij, si porosi të një shqiptari dhe një gjeorgjini…

Kamioni është ndaluar nga policia gjermane në Hessen, natën e së martës, me dyshimin e një defekti në të. Por pas kontrollit të zakonshëm, policia e detyroi shoferin të hapë mbulesën e maunes për të parë ngarkesën.

Para syve i doli një pamje e jashtëzakonshme: Në rimorkion e maunes, një maune tjetër e llojit “Mercedes” 7.5 ton, ndërsa mbi të një kamionçinë e verdhë “Ford Transit” dhe mbi këtë tjetrën, një makinë e vogël “Renault Megane”, shkruajnë mediat gjermane.

Por edhe kjo me duket se nuk ishte e mjaftueshme si ngarkesë. Pasi zyrtarët e Policisë, në fund të maunes zbuluan edhe një traktor që kishte dalë dukshëm jashtë saj, duke tejkaluar dukshëm lartësinë e përgjithshme të lejuar. Mbi traktor ishte vendosur edhe një veturë e llojit Vë Lupo, e bardhë.

Pas hetimeve të para të policisë, shoferi ishte nisur nga Esseni në drejtim të Bullgarisë. Atje ai ka dashur t`i transportojë automjetet e blera nga një shtetas gjeorgjian dhe një shqiptar. Por, ata do të mbesin me gishta në gojë.

Oficerët e policisë, maunën e ngarkuar dhe ngarkesën e saj e shoqëruan deri një vendparkim, duke ia ndaluar udhëtimin e mëtutjeshëm. Veçanërisht pasi automjetet kishin edhe defekte të sigurisë.

Sipas policisë, maunia do të arrinte deri te nënkalimi i ardhshëm dhe më pas do të ndalonte, pasi nuk e lejonte lartësia e madhe e traktorit. Për fat të mirë, të gjitha dokumentet e automjeteve kanë qenë në rregull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat